Politike 8 Maj 2023, 16:16

“Salvadori më futi njerëz që të kthehej prapë me ne”, Kaçaj i përgjigjet Ramës: Je nën efektin e pluhurit, Lezhën do ta humbasësh 3-0

Shkruar nga Pamfleti

“Salvadori më futi njerëz që të kthehej prapë me

Ish-kryekomunari i Shëngjinit, Salvador Kaçaj i është përgjigjur sot deklaratave të kryeministrit Rama i cili një ditë më parë në Lezhë tha se i kishte futur njerëz që të bashkohej sërish me PS-në.

Duke folur në një intervistë për “News 24”, Kaçaj tha se deklaratat e Ramës janë prej panikut që e ka kapur për shkak të humbjes që do të pësojë në qarkun e Lezhës.

Para 12 vitesh ishte Rama krah jush apo ju krah Ramës?

Unë në 2011 isha përfaqësues i PDK dhe ishim në koalicion me PS. U bëra kryetar i Shëngjinit me mbështetjen e të gjitha palëve, edhe të demokratëve. Kam treguar se jam një drejtues i aftë. Kryeministrin e mirëkuptoj, nuk është ai që ka qenë në 2011. Ai sheh ëndrra me sy hapur ose është nën efektet e pluhurave që përdor. Nuk është e vërtetë që e kam telefonuar. Të gjitha çfarë thotë janë gënjeshtra.

Kur keni folur për herë të fundit me Ramën?

Ka mbi 5 vite. Ai është një gënjeshtar ordiner. Ato gjëra edhe sikur të kishin ndodhur, nuk thuhen. Ai është nën efektet e pluhurit blu.

Atë e ka kapur paniku i humbjes. Ai do ta humbasë Lezhën me rezultatin 3-0. Ai do ta humbasë Kurbinin, do të humbasë Lezhën. Pjerin Ndreu nuk është kryetar i bashkisë së Lezhës, nuk është votuar. Ai mori vetëm 6%. Ne do fitojmë edhe në Mirditë. Rama e ka parë këtë që po ndodh dhe e ka kapur paniku. Edhe deklarata që bëri është në panik e sipër. Del në Qarkun e Lezhës dhe vetëm gënjen. Thërret administratën në miting dhe në fund u thotë “iu hëngsha zemrën”. Një turp i madh. Ai e urren Lezhën.

Pse?

Ka 10 vite një që një rrugë 10 km nga Thumana në Krujë nuk e bën. Ndërkohë që në kohën e Berishës janë bërë shumë investime, shëtitorja e Drinit, katër shkolla, qendra e Lezhës, lungomarja e Shëngjinit. Në Kurbin prej 10 vitesh nuk ka bërë asnjë investim. Në Mirditë ka bërë vetëm qendrën me ca gurë të turpshëm.

kacaj lezha rama