TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shtator 2025, 08:16

Samiti i OKB, Presidenti Begaj takohet me Trump: Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë e pathyeshme

Shkruar nga Pamfleti
Samiti i OKB, Presidenti Begaj takohet me Trump: Miqësia
Presidenti Begaj me Zonjën e Parë të Shqipërisë dhe Presidenti Trump me Zonjën e Parë të Amerikës

Presidenti Begaj shprehet se miqësia mes dy vendeve është një lidhje e pathyeshme dhe një aleancë historike.

Presidenti Bajram Begaj është takuar në SHBA me presidentin amerikan Donald Trump. Në këtë takim, ata ishin të shoqëruar nga gratë e tyre.

Kreu i Shtetit ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale me presidentin Trump gjatë vizitës në SHBA, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme.

Presidenti Begaj shprehet se miqësia mes dy vendeve është një lidhje e pathyeshme dhe një aleancë historike.

“Miqësia shqiptaro-amerikane, një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”, shkruan Begaj krahas fotos ku ndodhen gjithashtu bashkëshortja e tij dhe Melania Trump.

Një ditë më parë kreu i shtetit mori pjesë edhe në një takim ku i pranishëm ishte emisari i presidentit Donald Trump për Misione të Veçanta dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Presidenti Bajram Begaj është zyrtari i parë shtetit shqiptar që është takuar me presidentin e SHBA, Donald Trump.

1 Komente

  1. T
    T.T.

    I paskan fal ndonj looked tjeter tani.

    Lini një Përgjigje