Politike14 Tetor 2023, 18:30

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Tabaku zbulon detaje: Fokusi jo te krimi e korrupsioni, por tek ekonomia!

Shkruar nga Pamfleti

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, Tabaku zbulon detaje:

Kryetarja e Komisionit të Integrimit dhe njëherazi deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zbuloi detaje nga Samiti i Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet këtë të hënë në Tiranë.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, Tabaku tha se ky Samit do të fokusohet tek ekonomia dhe zgjerimi i tregut në rajon, pra te krijimi i një tregu të përbashkët rajonal.

Në rajon ne e dimë si është rajoni, e dimë çfarë po ndodh më vendet fqinje, problemet qe kanë, kështu që Shqipëria është vendi ku mund të zhvillohet ky samit. Vendet anëtare, por edhe komisioni, janë lodhur me atë listën e kritereve që nuk plotësohen kurrë. Ky është një proces merite. Lufta ndaj korrupsionit, krimi I organizuar, janë të përhershme. Ndaj dhe kemi vendosur ta bëjmë këtë proces të drejtohet nga qytetarët, nga ekonomia, nga zgjerimi I tregut, pra treg I përbashkët rajonal. Pikërisht te këto fusha do të jenë edhe reformat. Nuk e kemi luksin të jemi arrogant, mospërfillës, apo të korruptuar. Është një paketë 2 miliardë euro e Bashkimit Evropian dhe nuk duhet t’i humbasim. Shqipëria nuk ka asnjë nga problemet që kanë vendet e tjera, me gjithë vështirësitë që ka opozita, ka një opozitë të orientuar nga procesi i integrimit. Në këtë dinamikë, Shqipëria luan një rol në rajon”, tha Tabaku.

tabaku samit tiranë