TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Tetor 2023, 13:30

Seanca për Kosovën, Berisha: Fjalimi i Ramës i shkruar në zyrat e Vuçiçit, Kurtin e nxori si ‘djall me zile’

Shkruar nga Pamfleti

Seanca për Kosovën, Berisha: Fjalimi i Ramës i shkruar në

Ish-kryeministri Sali Berisha me tone të ashpra ka reaguar pas deklaratave që bëri sot në Kuvend, kryeministri Edi Rama në lidhje me Kosovën.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se fjalimi i kryeministrit ishte shkruar në zyrën e Vuçiçit, ndërsa shtoi se qëllimi ishte që të sulmonte Albin Kurtin.

"Ke përjashtuar 8 deputetë të opozitës në shkelje të çdo ligji e norme nga Parlamenti nga arbitrariteti i padronit tënd, si skllave e tij. Sot jam për të akuzuar atë që quajnë vëllanë e Vuçiçit ndërsa ne e kemi quajtur argat të Vuçiçit dhe Beogradit. Në një kohë kur u arrit një konsensus për ti dhënë mbështetje të plotë rezolutës së Republikës së Kosovës, sot kreu i juaj kishte ndërruar fjalim shkruesin. Fjalimi që lexoi sot para jush, është i shkruar në zyrat e Vuçiçit. Ky fjalim kishte në plan që në prag të samitit, të portretizonte si djall me zile, kryeministrin e Kosovës. Kishte qëllim të mbronte, padronin e tij, serbomadhin Aleksandër Vuçiçin. A e shihni si u përdor sot kjo platforme. Garantoj shqiptarët se Rama vazhdon si argat i Vuçiçit çdo ditë, javë e muaj përpjekje për zbatimin e projektit të tyre të ndarjes së Kosovës. Ata kanë një qëllim dhe vetëm 1, ndarjen e Kosovës sipas oreksit serb.

Ju këtu, çfarë t’iu them? Ju jeni zero pas një numri. Ne ramë dakord pas një rezolute, kurse kreu i juaj pashiqi shqipfolës, vëllai i Vuçiçit këtu lë një fjalim si të Gadafit, një orë e gjysmë. Bëri gjithçka për të vazhduar, përçarjen midis Shqipërisë dhe Kosovës, sulmoi egërisisht kryeministrin e Kosovës", tha Berisha.

berisha rama vucic kurti

Lini një Përgjigje