Politike14 Qershor 2024, 10:45

Sekuestrimi i vilave luksoze në Gji të Lalzit fillon me Sasha Kryemadhin!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Sekuestrimi i vilave luksoze në Gji të Lalzit fillon me Sasha
Vilat në Gji të Lalzit /

Nëse ato që nuk dihen do trondisin opinionin publik me ca arrestime VIP, ato që dihen janë se SPAK-u i ka vënë fjongo të kuqe vilës së Sasha Kryemadhit në Gji të Lalzit...

Sasha Krymedhit i sekuestrohet vila luksoze me 11 banjo ne Gji te Lalzit.

Hetimi nisi për pasuritë e Sasha Kryemadhit dhe sot që ka përfunduar, do të konfiskohen të gjithë milionerët në Gji të Lalzit, Kodrën e Diellit, Surrel, bregdetin e Adriakikut e Jonit, e kudo pronat tona janë grabitur nga banditët e pushtetit 34 vjeçar.

Macja e Monikës, edhe pse nuk është thirrur në SPAK, është më e rrezikuara e familjes së famshme mafioze, pasi Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, por edhe qeveritarë, politikanë, trafikantë, gazetarë, diplomatë, prokurorë, hetues dhe vrasës me pagesë, do të mbajnë ca vila, hotele e motele, biznese e para, pasi nuk kanë gabuar kurrë kundër njëri-tjetrit dhe gjithmonë janë “pastruar” kafshët e vogla të fshatit.  

Sekuestrimi i vilave luksoze në Gji të Lalzit fillon me Sasha
Sasha Kryemadhi dhe Ilir Meta /

Sasha gaboi vetë.

Kërkoi të drejtat e kafshëve mes njerëzve naiv.

Pra, sot që SPAK-u po konfiskon ca pasuri, se Amerika ka investiguar kudo në këtë fshat të vogël, le të mjaullijë sa të pëlcasë, pasi Sasha kishte shitur mend në një emision televiziv me vilën luksoze në Gji të Lalzit, dhe kishte ngritur zërin që gjithë fisi i saj, të kishte vila dhe jetë të garantuar si ajo.

Sot që lufta e SPAK-ut është me peshqit, gomarët, me krimin e gabimeve, gabimet e Xhaçkës, Beqajt, Krifcës e cilitdo nuk i kreh bishtin Bablokut, Sasha e Monikës është kapur në banjon nr. 10, si shfrytëzuese e posteve të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.

U zu në krim Sasha, pasi çifti çatall, shumë pasuri i ka mbuluar me gjethe fiku tek shalët e “kafshëve”, që as flasin, as janë pjesë e familjes biologjike.

Sasha po, ka llapur.

Macja e Monikës, ka botuar shkrime publicitare në mediat kombëtare, fotografi e video me ish-Presidentin dhe ish-Zonjën e Parë të Republikës, duke shijuar jetë luksi, sa arriti të kërleshë edhe vetullat e ambasadores Yuri Kim që me zor siguronte bar diplomatik për “kafshët” e Sali Berishës.

Varfëria ekstreme, legjitimon ekstrakte eksplozive.

Ka shpërthyer lëngu i lëngatës, se SPAK-u nuk e ndimon dot Sashën më shumë se t’i heqë nga dosja nenin e dekriminalizimt për lidhje të ngushta me persona nën hetim, nga korrupsioni e deri tek vrasjet.

Pastaj pyesni ju, pse Altin Dumani fshin nga dosjet emrat e Olsi e Edi Ramës, Engjëll Agaçit e agallarëve të fshatit tonë?!

Me mbulesa mbi “mitraloz”, po lundron ende mbi ujë lundra e shpuar e Monikës që të vetmen shpresë ka, sa do mund ta mbrojë Edi Rama.

Mona ka leshur gojën deri në “ nuk e rruan për askënd”, sa ka bërë kaps edhe SPAK-un që belbëzon sa herë Mona dhe Iliri i akuzojnë edhe ata për vila, takime me Charles McGonigal dhe struktura të krimit.

Kur betohet se pasuritë e saj kudo në Shqiperi, Mal të Zi, Kroaci, Qipro, San Marino, Angli, nuk janë të sajat, pse të mos kërkojnë edhe Sasha dhe Saliu më shumë të drejta për kafshët e fshatit tonë?

Po pse sekuestrohet Sasha e para?!

Sepse telefonin e Sashës e kanë përdorur shumë banditë, deri tek bejtexhiu Bes Kallaku, sepse gjithë emrat e mëdhenj të mafies, mamave e gjysheve të vdekura milionere, nuk kanë lidhje vetëm me Monikën dhe Ilirin, por me 4 Klanet Mafioze dhe 20 familjet kriminale.

Çdo bisedë e regjistruar dhe hetuar nga shërbimet e huaja në aplikacionet “Sky” dhe “Encro”, është bërë nga celulari i Sashës, dhe kaq mund të bëjë SPAK-u, t’i sekuestrojë vilën me 11 banjo, pishinë e palma.

Deri sot, kaq.

Por, edhe nëse ato që nuk dihen do trondisin opinionin publik me ca arrestime VIP, ato që dihen janë se SPAK-u i ka vënë fjongo të kuqe vilës së Sasha Kryemadhit në Gji të Lalzit.

Shans që Sasha nuk flet si Arben Ahmetaj, pasi do të jepte intervista për RAI 3, se është komshi me Olsi Ramën, Baton Haxhiun, Arben Krajën dhe gjithë kreshnikët e kreshtave që suferina e drejtësisë nuk ua shpupurish lehtë leshrat e pasurive përrallore, sot që përrallën e kanë mësuar edhe kalamajtë./Pamfleti

vilat e gjirit të lalzit sasha kryemadhi