Politike13 Qershor 2024, 21:39

Këlliçi: Basha dhe Alibeaj në mënyrë kategorike nuk mund të jenë pjesë e PD

Shkruar nga Pamfleti

Këlliçi: Basha dhe Alibeaj në mënyrë kategorike nuk

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha në një intervistë se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj janë përgjegjës për krizën në Partinë Demokratike ndaj nuk mund të jenë pjesë e saj.

Sipas tij, vendimi i gjykatës për t’i kthyer logon dhe vulën PD është një lajm shumë i mirë për qytetarët, që do të kenë një opozitë të pavarur, edhe pse i vonuar me pa të drejtë.

Është një e drejtë e mohuar për pothuajse 30 muaj dhe ka qenë fundi i një tentative për të lënë vendin pa opozitë. Ky është lajm i mirë për qytetarët shqiptarë që kanë një opozitë të pavarur. Fakti që kemi 30 muaj që diskutojmë për këtë çështje ka zhvendosur vëmendjen nga çështje të keqqeverisjes. PD ka qenë dhe është një. PD s’e ka luksin të humbë asnjë anëtar të saj, por nëse më pyesni mua e përjashtoj në mënyrë kategorike dyshen Basha-Alibeaj, por do të jenë strukturat ato që do të vendosin”, tha Këlliçi për Euronews Albania.