TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 22:36

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë në jetë

Shkruar nga Pamfleti
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka treguar një nga momentet më të vështira që prej futjes së tij në politikë. Ai tha se gjatë betejës për të marrë drejtimin e Partisë Socialiste ka qenë në tension pasi djali i tij, Gregori, ka qenë sëmurë.

“Momenti më i vështirë ka qenë momenti ku duhej të bëja luftën për të marrë drejtimin e PS dhe njëkohësisht duhej të ndiqja në distancë me shumë tension ecurinë e sëmundjes së djalit tim. Ishin të dyja bashkë në të njëjtën kohë dhe ishte shumë sfidë e madhe që nga një anë duhej të isha energjik, i qeshur, guximtar, i fortë, i vendosur për të marrë lidershipin e PS”, tha Rama për ‘Opinion’.

Kanë qenë njerëzit që e rrethonin që Rama ta tejkalonte këtë sfidë dhe të vijonte karrierën politike. 

Në atë sfidë kanë qenë vendimtarë njerëzit duke filluar nga ai vetë, ishte i vogël, por ishte shumë i vendosur në atë luftë. Pastaj edhe ime më, Linda të gjithë. Ishte një gjë shumë e kombinuar”, tha Rama.

Lini një Përgjigje