TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 21:44

Kaosi në Kuvend, Hoxha: Skenar i përgatitur që të pezulloheshin deputetët!

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi në Kuvend, Hoxha: Skenar i përgatitur që të
Lisandër Hoxha

Partia Demokratike ka tentuar sot të bllokojë seancën e fundit parlamentare për këtë vit.

Niko Peleshi lexoi me qetësi rendin e ditës, teksa situata tensionohej herë pas here.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha, u shpreh se revolta e deputetëve ishte me vend dhe se pezullimi ishte një skenar i përgatitur që të mos merrnin pjesë në çështjen e Ballukut.

“Po i bëhet çdo lloj avokature, kjo është revoltë e deputetëve. Nuk është momenti për të ndenjur me duar në xhepa. Ne duhet të kemi një demokraci në kushtet normale. E gjitha ka qenë një skenar i përgatitur që të pezullohen deputetët, që nesër kur është çështja e Ballukut mos të marrin pjesë deputetët. Kam parë edhe deputetë që nuk janë përfshirë në këtë moment dhe janë pezulluar. Të hënën duhet të jenë në shesh. Të marrin në dorë demokracinë”, tha Hoxha.

lisander hoxha kaosi ne kuvend

Lini një Përgjigje