
Vendimi i Gjykatës së Apelit për t’i lënë vulën Alibeajt ka lënë pa gjumë Berishën. Që mbrëmë në darkë, por edhe sot, Saliu vetëm ka turfulluar, pasi tani do të duhet të ulet në gjunjë para Ilir Metës, me qëllim që të futet në zgjedhje.
Sot ia mblodhi Kryesinë e partisë, teksa ju hakërrye ambasadores Kim. Kjo e fundit si duket prishi pazaret që po gatuheshin që vulën ta merrte Berisha dhe duket se “non grata” është tërbuar.
"Një rol jashtëzakonisht të dorës parë ka luajtur Yuri Kim që ka ndërhyrë më mënyrën më brutale të gjykatësja me Erion Velinë dhe këto janë të faktuara. Ka një paralelizëm absolut mes McGonigal, Yuri Kim dhe Edi Ramës. E ka me shkrim guvernatorja që do shkatërrohet PD. E kemi me dokumente kur guvernatorja bënte presione të jashtëzakonshme për të realizuar qëllimet, shkatërrimin e opozitës. Qëllimin e saj ishte të mbante Lul Bashën me çdo kusht, njeriun e financuar nga rusët në krye të PD”, tha Berisha.
Dje përfaqësuesit e ambasadës qëndruan për 7 orë në sallën e gjykatës, pasi si dukej kishin të dhëna se diçka mund të gatuhej. Prezenca e tyre si duket ka rënë si bombë te Saliu, i cili akuzon ambasadoren se ndërhyri te gjykata.
“Ky moment është dëshmia më flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Edi Ramën, mafien shqiptare të tij por e vërteta është edhe segmentet e mafies ndërkombëtare. Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtur, ata u përpoqën t’i japin PD goditje fatale duke i mbajtur një kufomë politike në krye të saj që e akuzonin publikisht dhe ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët dhe sipas tyre, sipas Edi Ramës dhe guvernatores Yuri Kim, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën politike kryesore opozitare. Ky është paradoksi më i madh, jo për Edi Ramën se është me origjinë xhelatësh, por që përfaqësuesuesja e vendit të madh të lirisë të përpiqet me të gjitha mënyrat në shkelje më flagrante të Kushtetutës që opozita shqiptare të drejtohet nga një person i financuar nga rusët, nuk ka paradoks më të madh se ky”, tha Berisha.
Absurdi është se Berisha tani i shtrin dorën për ta ndihmuar, Sokol Sadushit. Ndonëse ky i fundit është gjyqtari më i sulmuar prej tij, Berisha deklaroi se do të bëjë ankimim në Gjykatën e Latë të vendimit që mori dje Apeli.
Lini një Përgjigje