TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Prill 2024, 17:58

Sherri mes çiftit Meta-Kryemadhi, Minxhozi: Alibi për të kamufluar fundosjen e partisë, nuk kanë më vota

Shkruar nga Pamfleti

Sherri mes çiftit Meta-Kryemadhi, Minxhozi: Alibi për të

Në një periudhë ku duket se ka një krisje mes çiftit Ilir Meta-Monika Kryemadhi, ka reaguar analisti Skënder Minxhozi. Analisti argumenton se sipas tij, situata është shumë e qartë dhe kjo krisje në mënyrë kaq publike ka ardhur, pasi partia e tyre ka pasur një rënie të votave në zgjedhjet e fundit.

Skënder Minxhozi u shpreh se çiftit i duhej një alibi, ndërsa shton se me këtë krisje, rënia e votave të partisë së tyre do të vijojë.

Situata është shumë e qartë. Në zgjedhjet e 2017, LSI e asaj kohe, ka marrë mbi 220 mijë vota. Në zgjedhjet parlamentare të 2021, LSI ka marrë 107 mijë vota, pra gjysmën pothuajse, më pak se gjysmën. Tani, me këtë çarje, unë e kam të qartë, a mund të krjojë një krizë e brendshme e tillë, ku çifti që ka themeluar dhe drejtuar partinë, që ka qenë gjithçka për atë parti, nëse heqim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, nuk ka parti lirie, nuk ka figura të treta, të katërta, të pesta, kanë mbetur vetëm njëshi dhe dyshi. Nëse këta dy persona çahen në mënyrë kaq publike, kur konsumohet një çarje e madhe, në kushtet kur partia ka njohur rënie votash nga njëra pale zgjedhjesh në tjetrën, nuk mbetet veçse të pritet që në zgjedhjet pasardhëse, rënia do të vazhdojë. Ju thatë që ndoshta kjo është një alibi”, u shpreh analisti Skënder Minxhozi për ABC News.

Më tej analisti e cilëson anormale “goditjen” nga Meta si bashkëshort ndaj Kryemadhit, ndërsa situatën e çiftit e paralelizon me një situatë gri.

Alibia shërben shumë pak, hyn në punë që të dalësh te gazetarët dhe të shfajësohesh. Por që të të godasë aleati yt më i afërt politik dhe bashkëshorti, kjo është anormale. Çifti Meta-Kryemadhi janë arsyeja pse sot kemi Partinë e Lirisë, pa këta të dy nuk ka parti. Nëse ka çarje, problemet do të pasqyrohen në zgjedhje. Situata ka qenë dramatike, parashikohet edhe më dramatike me këtë lloj krize të brendshme. Është një situatë që e shoh mjaft gri”, theksoi Minxhozi.

ilir meta monika kryemadhi skender minxhozi

Lini një Përgjigje