TAGS-AT E JAVËS

Forum 3 Korrik 2025, 18:00

Kryeministër ditën, kryetar bashkie natën: Shqipëria nën modelin “Rama-shtet"!

Shkruar nga Arben Malaj

Kryeministër ditën, kryetar bashkie natën: Shqipëria

Rama e ka këtë etje për pushtet absolut aty ku kërkohen më shumë leje ndërtimi nga oligarkët e oborrit, pikërisht në Tiranë dhe Vlorë...

Duhet ta ndihmojmë Ramën të mos shkelë ligjet dhe të kuptojë se po qeveris me modelin e partisë-shtet. Rama nuk po e ndan dot mandatin e kryeministrit me mandatin e kryetarit të partisë. Në orarin e punës si kryeministër, Rama bën aktivitet partiak, duke emëruar dhe shkarkuar këdo që nuk i pëlqen atij personalisht.

Ky është abuzim i rëndë që nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Në Francë, ish-kryetarë bashkie janë dënuar deri me burg, sepse kanë përdorur kohë dhe fonde publike për përfitime partiake.

Rama ka kohë që vepron si bashkëkryetar bashkie, detyrë që është ndaluar me ligj. Deputetëve, përfshirë dhe kryeministrin, nuk u lejohet asnjë aktivitet tjetër veç mësimdhënies.

Çfarë autoriteti ligjor ka kryeministri t’u kërkojë dorëheqje apo të shkarkojë drejtues të bashkive?

Rama e ka këtë etje për pushtet absolut aty ku kërkohen më shumë leje ndërtimi nga oligarkët e oborrit, pikërisht në Tiranë dhe Vlorë.

Ka një parim ligjor – shkarkimin apo dorëheqjen ligjërisht ka të drejtë ta kërkojë apo aplikojë vetëm punëdhënësi. Pra, vetëm kryetarët e bashkive, edhe ata vetëm në rrugë ligjore dhe jo me urdhër kryeministror.

Kryeministri nuk mund të marrë personalisht drejtimin, qoftë dhe pjesor, të asnjë bashkie. Vetëm në dispozitat kushtetuese në fillim të viteve ‘90, Berisha si president kishte të drejtën kushtetuese të drejtonte mbledhjen e qeverisë.

Rama duhet ta shpjegojë vlonjatëve pse i urren kryetarët e bashkisë së Vlorës, bile edhe kur i zgjedh dhe i imponon vetë për kryetarë bashkie, siç ka ndodhur me Shpëtim Gjikën, Dritan Lelin dhe aktualisht Ermal Dredhën.

Rama kërkon kontroll personal absolut të institucioneve të hipotekave dhe legalizimeve në Vlorë, aq sa janë ndërruar, emëruar-shkarkuar, riemëruar dhe rishkarkuar rreth 13 drejtorë hipoteke.

Me sjelljet e tij publike akuzuese dhe përçmuese ndaj të zgjedhurve vendorë, është dëshmi e dështimit dhe thelbit të tij abuziv me pushtetin, duke ndërhyrë në kompetencat e pushtetit vendor.

Lini një Përgjigje