
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka komentuar procedurat me të cilat u shkarkua kryebashkiaku Erion Veliaj dhe dekretimin e datës së zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë.
Braçe tha se, pavarësisht vendimit që mund të jetë marrë për shkak të interesit të qytetarëve të Tiranës, e vetmja rrugë do të duhej të ishte respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
"Ka kohë ende për respektimin e këtij vendimi", thotë Braçe, duke shpjeguar edhe problematikën e krijuar në kryeqytet për shkak të mungesës në detyrë të kryetarit të Bashkisë.
Braçe beson se, para se të mbërrinte në këshillin bashkiak apo edhe më tej, çështja duhej diskutuar brenda Partisë Socialiste.
“Duhet të ishte një çështje që të diskutohej brenda Partisë Socialiste, nuk ishte një çështje që duhej diskutuar me kontributin e gjithë kundërshtarëve apo armiqve, apo quajini si të doni… Në të tilla raste vlen shumë dinjiteti… ta trajtosh njeriun me dinjitet, edhe kur kërkon ta çosh para trupës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, edhe kur kërkon ta largosh, duhet ta trajtosh me dinjitet…” – thotë ndër të tjera Braçe në një intervistë për Tema.
Lini një Përgjigje