TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Tetor 2025, 15:54

Salianji nuk fsheh ambicien për të marrë kreun e PD-së: Do të flas kur të jetë momenti!

Shkruar nga Pamfleti

Salianji nuk fsheh ambicien për të marrë kreun e PD-së: Do

Ish deputeti i PD-së Ervin Salianji, nuk i fsheh ambiciet e tij personale, për të garuar për drejtimin e Partisë Demokratike në rast zgjedhjesh brenda parties.

I pyetur në një intervistë për “Top News” nga gazetari, Xhoi Malësia nëse do të konkurronte për kreun e PD-së, Salianja tha se nuk do të flasi për këtë temë tani, por kur të vijë momenti. 

Më tej Salianji shtoi se aktualisht në PD, ambiciet personale duhen lënë mënjanë dhe duhet punuar për ngritjen e një ekipi të ri, konkurrues dhe fitues.  

Pjesë nga biseda në studio:

-Në rast zgjedhjesh do kandidoni për kryetar të PD-së?

Salianji: Do flasim prap. Nuk është momenti për të shfaqur ambicie.

-Të paktën mos ma moho, nëse s’ma pohon.

Salianji: Jo, unë po thoja që ky moment për PD dhe opozitën, është që cilido të heqi pak dorë nga ambieciet e veta, cilat do qofshin ato, për të lënë hapsirë për të bërë një ekip konkurues edhe fitues. Pasi në përballej me regjimin, sidomos në opozitë nuk ka rëndësi funksioni, por aktiviteti politik. Nuk është si në qeveri që ke ministrinë, edhe ke një portofol të caktuar. Në opozitë ka rëndësi të prodhosh nëpërmjet ideve dhe aksioneve.

-Je dakord me pohiomin që Partinë Demokratike e mban të bashkuar vetëm Berisha?

Salianji: Shiko, Berisha është simboL në PD për shkak të historisë së vet, për shak të momentit historik dhe kontekstit historik që ka ardhur në PD, për shkak të suksesve në qeverisje, për shkak të drejtimit të gjatë në PD. Kështu që një prej simboleve në PD, është Berisha. Kështu nuk besoj se ka ndokush kontestim për këtë. Por padiskutim që Berisha si simbol do të shërbejë përherë si ndër elementët përbashkues në PD.

Lini një Përgjigje