Kjo është shenjë se Saliu i ndëshkuar, i dërrmuar, i dështuar dhe i kapitulluar përfundimisht para SHBA e ligjit në Shqipëri, po i jep goditjen e fundit shkatërruese PD-së, duke ia dorëzuar “fronin” e opozitës dhe “armatën blu”, krye-mafiozit Ilir Meta të “partisë së kuqe”
Prej 1 muaji, Ilir Meta e ka zëvendësuar “de facto” Sali Berishën, në fushatën e prezantimit të kandidatëve të Foltores për kryetarë të bashkive, duke i nxjerrë në podiume vetëm krahë vetes, deputetëve e anëtarëve të kryesisë të Partisë së Lirisë.
Marrja e kompetencës së kryetarit të Foltores, Sali Berisha, dhe terreni i lirë që i është lënë Ilir Metës, për të paraqitur kandidatët e primareve si të tijtë, dëshmohet nga fakti, se në sfondin e çdo prezantimi, është vetëm flamuri me logon e Partisë së Lirisë.
Edhe në takimin e bërë në Bashkinë e Vorës, ku prezantoi kandidatin e Foltores, Indrit Hoxha, në sfond ishte vetëm banderola me flamurin, logon dhe sloganin e Partisë së Lirisë, madje dhe pjesëmarrësit anëtarë të Foltores, tundnin vetëm mini-flamujt e Partisë së Lirisë.
Shenjë tjetër, që fushatën për kandidatët e primareve e ka marrë plotësisht në dorë Ilir Meta sikur e ka “pronë” të tij, është fakti se në të gjithë takimet prezantuese, nuk ka shkuar asnjë deputet, drejtues apo funksionar i Foltores, por as Ilir Meta nuk ka sqaruar mungesën e tyre.
Po kështu, as kandidatët e Foltores, që janë prezantuar deri tani nga Ilir Meta, nuk e kanë përmendur që janë kandidatë të primareve të Foltores apo të PD, por kanë përsëritur citatet, sulmet dhe premtimet e Ilir Metës, sikur janë kandidatë të Partisë së Lirisë.
P.sh., në çdo takim elektoral në Tiranë, Durrës, Kuçovë, Berat, Vorë, Lushnje, Elbasan, Bulqizë, Dibër, Korçë, Shkodër e kudo ku ka shkuar deri tani, Ilir Meta i ka propaganduar kandidatët Belind Këllici, Igli Cara, Luçiano Boçi, Lefter Maliqi etj., si kandidatë të Partisë së Lirisë.
Çfarë po ndodh me miqësinë dhe aleancën Berisha- Meta në këto zgjedhje?; sidomos pas 3 marsit, kur “non grata” pësoi edhe goditjen e fortë ligjore e zgjedhore, nga humbja e vulës së PD.
A po e mbyll rrugëtimin politik Sali Berisha; dhe a ka rënë dakord që Ilir Meta të marrë “timonin” e opozitës aktuale, të pozicionuar me “revolucion” kundër Edi Ramës?
A ia ka dorëzuar Sali Berisha “fronin” e opozitës “blu”, kryetarit të “partisë së kuqe”, dhe a po e kalon “ushtrinë” e militantëve të tij, nën komandën dhe shërbimin e Ilir Metës?
Me zë e figurë në media, Sali Berisha hiqet si i pa dorëzuar, por në këtë betejë donkishoteske kundër Amerikës dhe në revolucionin për vulën, plaku “non grata” mori humbjen, ndërsa Ilir Meta ka filluar të administrojë fitoren.
Është folur shpesh, që Ilir Meta do merrte frontin opozitar “blu”, dhe po e tregon fakti, se ai dhe strukturat e partisë së tij, kanë nisur fushatën me kandidatët e Foltores, por vetëm me flamurin e Partisë së Lirisë, çuditërisht pa asnjë ndërhyrje, reagim e pengesë nga Sali Berisha.
Kjo është shenjë se Saliu i ndëshkuar, i dërmuar, i dështuar dhe i kapitulluar përfundimisht para SHBA e ligjit në Shqipëri, po i jep goditjen e fundit shkatërruese PD-së, duke ia dorëzuar “fronin” e opozitës dhe “armatën blu”, krye-mafiozit Ilir Meta të “partisë së kuqe”.
Por ende nuk ka reagim nga anëtarësia dhe mbështetësit e shumtë Foltores, të cilët tani që kuptuan se Saliut i mbaroi “vaji i kandilit”, do pranojnë të jenë në hyqmin e Ilirit, Monikës e Petrit Vasilit, apo do qëndrojnë në PD për ta ri-ngritur atë./Pamfleti
Lini një Përgjigje