TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Mars 2023, 09:40

14 Maji/ Nis shqyrtimi i kërkesave të partive, KQZ "ka në dorë" vendimin kush grup i PD-së hyn në zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti
14 Maji/ Nis shqyrtimi i kërkesave të partive, KQZ "ka në
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Ditën e sotme në orën 11:00 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nis shqyrtimi i kërkesave të forcave politike për regjistrim në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Mësohet se kërkesat e PD dhe PS do të shqyrtohet në ditët në vijim dhe çështja më komplekse aktualisht është tek selia blu e cila vazhdon të jetë e ndarë në dy grupime.

PD në KQZ ka dorëzuar dy kërkesa për regjistrim, një kërkesë që mban firmën e Sali Berishës dhe një tjetër që mban firmën e kryetarit të komanduar nga Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj.

Ju rikujtojmë se kërkesa e dërguar nga Enkelejd Alibeaj është me logon dhe vulën që njihet ligjërisht nga institucionet.

Tani “topi është në fushën” e KQZ që të marrë vendim se cilën palë do të regjistrojë në zgjedhjet e 14 Majit.

Në rendin e ditës në KQZ është një projektvendim për caktimin e numrit të kandidatëve në listat zgjedhore për çdo zonë zgjedhore për subjektet politike.

Po ashtu do të shqyrtohen edhe disa çështje të karakterit organizativ në shërbim të zgjedhjeve të 14 Majit.

Enkelejd Alibeaj është shprehur se vendimi i Gjykatës së Apelit për të dërguar për rigjykimin në Shkallën e Parë çështjen e vulës dhe logos së PD-së nuk ka si ta përçajë PD-në.

Ai ka deklaruar se asgjë nuk ka ndryshuar për Partinë Demokratike pas datës 3 Mars pasi ka thënë se është e njëjta situatë me atë para vendimit të Gjykatës së ApelitAlibeaj gjithashtu i ka bërë ftesë që kandidatët e Primareve të hyjnë në zgjedhje me logon e PD-së, propozim ky që është refuzuar nga grupi i Sali Berishës.

Vetë Berisha ka paralajmëruar se në zgjedhje do të hyjë në koalicion me partinë e Metës.

Sipas ish kryeministrit, Alibeaj është peng i kryeministrit Edi Rama.

 

14 maji alibeaj berisha kqz

Lini një Përgjigje