Propozimi për hyrje në tregun unik dhe në Shengen pa u bërë pjesë e BE-së shihet nga kritikët si manovër politike për të shmangur sundimin e ligjit dhe standardet demokratike...
Propozimi i përbashkët i Aleksandar Vuçiç dhe Edi Ramës që Serbia dhe Shqipëria të mos “nguten” drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, por të synojnë fillimisht integrimin në tregun unik dhe në zonën Shengen, po shkakton debat të fortë politik në Beograd dhe Tiranë.
Në një artikull të përbashkët për të përditshmen gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, dy liderët argumentojnë se zgjerimi i pjesëmarrjes në këto mekanizma do të sillte përfitime të prekshme për qytetarët dhe do të forconte njëkohësisht pozicionin ekonomik e gjeopolitik të BE-së.
Në thelb, Rama dhe Vuçiç sugjerojnë një model integrimi të përshpejtuar, ku vendet kandidate të përgatitura të përfshihen në tregun e përbashkët dhe në hapësirën Shengen, duke shmangur tensionin midis dëshirës së vendeve aspirante për anëtarësim dhe hezitimit të disa shteteve anëtare për zgjerim të mëtejshëm.
Sipas tyre, kjo do ta bënte procesin më të pranueshëm për opinionet publike në vendet e BE-së, ndërsa do të prodhonte përfitime konkrete për Ballkanin Perëndimor.
Por në Serbi, iniciativa është pritur me skepticizëm të thellë. Kritika më e ashpër ka ardhur nga lideri i opozitës, Dragan Gjilas, i cili e sheh këtë propozim si dëshmi se Vuçiç nuk synon realisht anëtarësimin e plotë në BE. Sipas tij, modeli i propozuar do t’i lejonte Beogradit të përfitonte nga lëvizja e lirë dhe tregu i përbashkët, pa zbatuar reformat thelbësore që kërkon Brukseli: sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, median e lirë dhe luftën reale kundër korrupsionit.
Nga ky këndvështrim, ideja e “Evropës pa kushte politike” shihet si një përpjekje për të korrur frytet ekonomike të integrimit pa prekur strukturën e pushtetit. Opozita serbe argumenton se BE-ja nuk është vetëm treg dhe lëvizje e lirë, por mbi të gjitha sistem vlerash dhe standardesh institucionale që kufizojnë pushtetin ekzekutiv. Pa këto reforma, çdo integrim i pjesshëm do të ishte një zgjidhje teknike, jo transformim demokratik.
Në Tiranë, Rama e ka paraqitur këtë qasje si pragmatike dhe në funksion të interesit të qytetarëve, duke theksuar se procesi i zgjerimit ka hyrë në një fazë të ndërlikuar dhe se fleksibiliteti strategjik është i domosdoshëm. Megjithatë, pyetja thelbësore mbetet: a është ky një hap drejt BE-së apo një alternativë që e zëvendëson atë?
Nga perspektiva gjeopolitike, propozimi sinjalizon një realitet të ri: zgjerimi i BE-së nuk është më një proces linear dhe i sigurt, por një negociatë e vazhdueshme midis interesave kombëtare dhe kapaciteteve institucionale të Unionit. Për Shqipërinë dhe Serbinë, dilema nuk është vetëm sa shpejt të hyjnë në BE, por në çfarë forme dhe me çfarë çmimi politik.
Në fund, debati prek thelbin e projektit evropian në Ballkan: a synohet transformim i thellë institucional dhe demokratik, apo vetëm integrim ekonomik funksional? Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje do të përcaktojë jo vetëm fatin e negociatave, por edhe modelin e shtetit që do të ndërtohet në dekadat e ardhshme./Pamfleti
Keta shkije mendojnë se ja hedhin Kosoves. Keta jane qener te qelbur. Kosoves vetem timin mund ti hani.
Trupin e kane te gjate por mendjen te shkurter faqezinjte.
Një djali në fshat i luteshin prindërit që të shkonte të ruante dhëntë - delet. Dua këpucë të reja ju vinte kusht djali. I blen këpucë të reja. I kam të vogla u justifikua djali. I blen të tjera. I kam të mëdhaja u justifikua djali. Do ta çojë në dyqan tha babai. Në dyqan hiq një pal e vish një palë këpucë dhe më në fund djali ua plasi në sy. "Si të mëdha si të vogla unë me dele nuk shkoi". Ky palloshi jonë nuk ka synim integrimin europian, pasi i dalin të palarat në shesh. Nuk do rregull, nuk do zbatim ligji, nuk do gjykata. Ky e do BE si Shqipëria dhe jo Shqipërinë si BE. Unë thotë palloshi jonë, do vijë vërdallë si planeti rreth djellit por nuk do të afrohem kurrë. Ky palloshi serb me kostum me ngjyrë 'kaki', do të rrotullohet si planet, të kapur dorë më dorë me vllamin e tij Rama dhe planetit të tij, të rrotullohet Kosova, deri sa ta përthith . Gjatoshi serb e do një dorë në bakllava e një dorë në revani. I dyzuar midis perëndimit dhe lindjes(Rusisë dhe Kinës).
Keta te Dy do Marin te Gjatin nga Popujt Respektive.