Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me shembjen e aksit rrugor Librazhd–Prrenjas, duke mohuar çdo lidhje të ngjarjes me korrupsionin, ndërkohë që prokuroria vijon hetimet.
Në një deklaratë publike, Rama theksoi se rrëshqitja e tokës nuk ka lidhje me abuzime apo shkelje, por me kushtet gjeologjike të zonës.
Edhe pse kryeminsitri thotë se po punohet pa ndërprerje, ende nuk ka një afat të përcaktuar për rindërtimin e rrugës alternative.
“Lidhja e korrupsionit me atë rrëshqitje është zero. Ka një gjeologji të vështirë dhe rrëshqitja nuk ka afektuar aksin e ri, por rrugën e vjetër. Në një vend ku terreni malor janë afektuar ndjeshëm, siç kanë ndodhur në shumë vende, për shkak të reshjeve intensive të këtij dimri. ARRSH ka ndërhyrë menjëherë me masa emergjence, policia e shtetit prani 24 orë për të garantuar sigurinë. Puna intensive për hapjen e rrugës alternative nuk është ndalur asnjë minutë. Duhet garantuar stabilizimi i thelluar për t’i dhënë fund një herë e mirë problemit”, tha mes të tjerash Rama.
Shembja e segmentit ka sjellë probleme të konsiderueshme për qarkullimin në zonë. Aksi Librazhd–Prrenjas është një nyje e rëndësishme lidhëse në lindje të vendit. Prej disa ditësh, qytetarët dhe bizneset po përballen me bllokime dhe devijime të detyruara, situatë që ka ndikuar ndjeshëm edhe në rritjen e çmimeve për shkak të vështirësive në transport. Deri në këtë fazë, nuk ka ende një afat zyrtar për rindërtimin e plotë të segmentit të dëmtuar.
Po pra! Faji eshte i natyrisht tende shtazore antishqiptare. Natyra dhe gjeografia e vendit aty ishin tash e mijëra vite.