Politike22 Qershor 2023, 22:52

“S’jam kundër kandidimit të Berishës”, Zekthi për zgjedhjet në PD: Po s’ju pëlqeu Basha, mundeni me garë

Shkruar nga Pamfleti

“S’jam kundër kandidimit të Berishës”, Zekthi

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi duke folur në lidhje me zhvillimet brenda PD-së, deklaroi se vendimi i Bashës për të përjashtuar Sali Berishën ka qenë një “gur themeli” që e ka mbajtur këtë forcë politike pranë partnerëve euroatlantikë.

Në një intervistë për emisionit “Open” në “News24”, ai u shpreh se nëse dikush ka pikëpamje të ndryshme në politikë ai mundet me garë, ndërsa shtoi se për këtë arsye nuk është kundër kandidimit të Sali Berishës për kryesinë e PD-së. Zekthi shtoi më tej se edhe nëse Basha “mund të jetë shumë i keq”, ai duhet të mundet përmes garës dhe votës në parti.

“Basha ka marrë në 9 shtator 2021 një vendim që u mbrojt nga PD deri në mars 2022 dhe ai vendim mendoj se mbart disa vlera politike, jo kundër Berishës, por ai vendim është gur themeli sepse e mban partinë në shina logjike dhe pranë partnerëve tanë.

Partitë e djathta nuk fitojnë nëse largohen nga kontrolli i elitës së vjetër. Kur dikush ka pikëpamje të ndryshme me një politikan, ai mundet me garë. Unë nuk jam kundër futjes së Berishës në garë. Basha mund të jetë shumë i keq. Nëse nuk të pëlqen dil në garë dhe munde ose gjej dikë që të garojë”, u shpreh ai.

zekthi zgjedhjet pd