TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2023, 08:32

Ministri Peleshi del kundër rektorit Dhimitër Bello: Jam kundër “shkrirjes” së Universitetit të Korçës!

Shkruar nga Pamfleti
Ministri Peleshi del kundër rektorit Dhimitër Bello: Jam kundër
Niko Peleshi

Dhimitër Bello, rektori i universitetit Fan Noli të Korçës, në një konferencë për shtyp ka bërë me dije se senati i këtij universiteti vetëm dy ditë më parë ka vendosur bashkimin e universitetit të Korçës me atë të Tiranës, vendim ky që sipas tij është votuar 100% nga pedagogët e këtij senati.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka dalë kundër bashkimit të Universiteteve.

Ai thekson se Universiteti “Fan Noli” është një vlerë e pacënueshme e Korçës dhe një pikë e fortë identitare e qytetarisë korçare.

“Nisur nga disa procese të befta vendim-marrëse në strukturat e Universitetit “Fan Noli”, e vlerësoj të rëndësishme të ndaj publikisht disa mendime, me shpresën e ndikimit pozitiv, duke respektuar lirinë dhe autonominë e universitetit, por edhe ndjeshmërinë qytetare për këtë pasuri të përbashkët.

Universiteti “Fan Noli” është një vlerë e pacënueshme e Korçës dhe një pikë e fortë identitare e qytetarisë korçare.

Nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe deri te Universiteti “Fan Noli”, është një rrugë e gjatë, plot sfida dhe përpjekje e të parëve tanë, që ia dolën të na lënë si trashëgimi këtë vatër shkencore, ku u formuan mijëra studentë në vite.

Sot ky universitet është përballë sfidave të tjera, jo të lehta për tu tejkaluar me sukses. Lëvizjet demografike drejt kryeqytetit, ku mundësitë e punësimit janë më të mëdha, apo interesi i ulët për disa profile, janë kërcënime të forta për të ardhmen e universitetit. Kërkohen reforma dhe zgjidhje kreative të cilat mund të dalin vetëm nga një diskutim i hapur, i gjerë, i sinqertë dhe i guximshëm. Ky diskutim duhet të fillojë sot dhe duhet të përfshijë padyshim mendimet e çdo pedagogu dhe studenti, por edhe mendimin qytetar, para se të formalizohet në strukturat akademike dhe administrative të universitetit.", thotë Peleshi.

Lini një Përgjigje