TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2024, 14:30

Skema me Kryemadhin në media? Meta shkrihet së qeshuri: Loja është e hapur

Shkruar nga Pamfleti

Skema me Kryemadhin në media? Meta shkrihet së qeshuri: Loja

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratat e bëra ndaj Monika Kryemadhit, bashkëshortes së tij.

Në një konferencë për gazetarët, ai u pyet nga nëse situatat e fundit me Kryemadhin janë një lojë.

Kreu i PL, qeshi teksa u shpreh se loja është e hapur, duke mos dhënë asnjë përgjigje konkrete.

Kujtojmë se javën e kaluar Kryemadhi dhe Meta bënë deklarata kundër njëri-tjetrit. Kryemadhi pranoi disa ditë me parë se Meta e ka sulmuar si politikane dhe jo si bashkëshorte.

"Të gjitha këto ndryshime që po bën Ilir Meta dhe PL, nuk ka asnjë lojë. Ose loja është e hapur. Unë Ilir Meta, kandidat për president të PL, kam një program të qartë me 5 prioritete për 4 mln shqiptarë plus. Kam një ekip të qartë. Në planin financiar, se do pyesin qytetarët, se ku do të gjenden paratë, kam ekonomistin më të mirë, që është Petraq Milo", u shpreh Meta.

Lini një Përgjigje