TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shtator 2025, 12:45

"S’kemi ku ta çojmë Xhafën dhe po miratojmë një Komision të Posaçëm", Bardhi shpërthen ndaj PS: Po silleni sikur jemi në gjendje lufte

Shkruar nga Pamfleti

"S’kemi ku ta çojmë Xhafën dhe po miratojmë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në seancën e sotme parlamentare është shprehur kundër ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit, duke e cilësuar atë një shkelje të hapur të Kushtetutës.

Bardhi gjithashtu kritikoi mënyrën e zhvillimit të seancës, duke kërkuar që fillimisht të dëgjohet propozuesi dhe më pas të hapet debati parlamentar. Më tej, ai ironizoi dhe vendimin për ngritjen e një komisioni të posaçëm teksa tha: “S’kemi ku ta çojmë Xhafën dhe po miratojmë një komision të posaçëm që do na bëhet super komisioni".

"Keni miratuar një vendim për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Në përputhje me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kuvendi me kërkesë të Këshillit të Ministrave ose kërkesës së 1/5 së të gjithë deputeteve, mund të miratojë një projekt ligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se një javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit. Ajo që ju po tentoni të bëni sot, a thua se Shqipëria është në gjendje lufte është në shkelje të kushtetutës.

Po ndiqni një procedurë të parregulluar të Kuvendit. Ne duhet të dëgjojmë fillimisht propozuesin e këtyre ndryshimeve dhe më pas të hapim debatin parlamentar. S’kemi ku ta çojmë Xhafën dhe po miratojmë një komision të posaçëm që do na bëhet super komisioni", tha Bardhi.

Lini një Përgjigje