TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shkurt 2024, 21:40

Sondazhi/ Shqipëria e zhytur në varfëri e korrupsion, qeveria i shërben një grushti njerëzish!

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhi/ Shqipëria e zhytur në varfëri e korrupsion, qeveria i

Afro 86 për qind e të anketuarve mendojnë se korrupsioni në Shqipëri është një problem serioz...

Instituti Ndërkombëtar Republikan publikoi një sondazh kombëtar mbi Shqipërinë, duke treguar të dhëna interesante mbi korrupsionin dhe situatën politike.  

Sipas shifrave të sondazhit, 63 për qind e qytetarëve renditin si problemet më të rëndësishme në bashkinë e tyre ekonominë, kostot e jetesës (çmimet e larta) dhe papunësinë, si dhe më tej korrupsionin dhe migracionin.

Sondazhi/ Shqipëria e zhytur në varfëri e korrupsion, qeveria i

Afro 60 për qind e të anketuarve pohuan se vendi po qeveriset në funksion të interesave të grupeve të caktuara, ndërsa 38 për qind thanë se qeverisja u shërben interesave të shumicës së qytetarëve.

Sondazhi/ Shqipëria e zhytur në varfëri e korrupsion, qeveria i

Afro 53 për qind e tyre u shprehën pesimist mbi pyetjen nëse brezi i të rinjve të sotëm ka një të ardhme në Shqipëri, ndërsa 43 për qind shprehen optimist për të ardhmen.

Sondazhi/ Shqipëria e zhytur në varfëri e korrupsion, qeveria i

Megjithatë, rreth 58 për qind e të anketuarve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur dhe 39 për qind se ai po shkon në drejtimin e gabuar.

Rreth 67 për qind e të anketuarve janë shprehur se e ardhmja do të jetë më e mirë, pjesa tjetër janë mosbesues dhe më frikë nga e ardhmja.

Rreth 54 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me punën e bashkive dhe kryebashkiakëve përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit, ndërsa afro 44 për qind ishin të pakënaqur.

Sondazhi/ Shqipëria e zhytur në varfëri e korrupsion, qeveria i

Në sondazh, 87 për qind e të anketuarve mendojnë se qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit duhet të kenë mundësinë që të votojnë në Shqipëri.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot për pushtetin vendor, shumica e qytetarëve do të votonin për PS, ndërsa bie në sy se afro 20 për ind nuk janë të bindur të votojnë.

Sondazhi/ Shqipëria e zhytur në varfëri e korrupsion, qeveria i

Sa i takon korrupsionit, sipas qytetarëve korrupsioni më i madh bëhet me vjedhjen e fondeve. Afro 86 për qind e të anketuarve mendojnë se korrupsioni në Shqipëri është një problem serioz. Ndërsa 69 për qind e tyre pohojnë se kanë besim që SPAK-u mund ta bëjë punën e vet pa ndikime politike.

Sondazhi/ Shqipëria e zhytur në varfëri e korrupsion, qeveria i

Rreth 60 për qind e të anketuarve pohojnë interesimin e tyre të lartë për lajmet, kryesisht nga televizioni dhe mediat sociale, ndërsa më të besueshme për ta janë televizionet me licenca kombëtare.

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje