TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2023, 10:33

SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt, kërkesë Kuvendit t'i heqë imunitetin

Shkruar nga Pamfleti
SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt, kërkesë Kuvendit
SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt

SPAK ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend kërkesën për t'i hequr imunitetin e deputetit Arben Ahmetajt, veprim që i paraprin arrestimit të tij. 

Në Kuvend kanë mbërritur dy kërkesa, një për vendosjen e masën së sigurisë dhe një për të ushtruar kontroll në shtëpinë deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike. Që të ekzekutohet kjo kërkesë do duhet që të jepet leja nga Kuvendi, ndërsa pritet edhe mbledhja e Komisionit Parlamentar për Mandatet, që të shqyrtohet kërkesa për heqjen e mandatit të deputetit dhe më pas të kalohet në seancë plenare. Pas votimit të raportit SPAK ka të drejtë ta arrestojë në vend.

Sipas rregullores së Kuvendit kryetarja Nikolla vë në dijeni Këshillin e Mandateve dhe Rregulloreve të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK. Brenda 2 javësh duhet të përpilojë një raport që do të kalohet në kuvend. Raporti do të hidhet në votim dhe do të vendoset nëse do të pranohet apo jo dhënia e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, për kontrollin personal ose të banesës.

Edhe Ahmetaj do të ketë mundësi të paraqesë pretendimet e tij lidhur me këtë kërkesë. Kuvendi vendos me votim të hapur nëse do të lejojë autorizimin për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, për kontrollin personal ose të banesës

Ish-ministri i Financave është nën akuzë për aferën e inceneratorëve, konkretisht për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.

Më 22 qershor Arben Ahmetaj u thirr për herë të parë në SPAK, u pyet për rreth 6 orë si person nën hetim.  Hetimi ndaj ish zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorëve tashmë është bashkuar me denoncimin e bërë ndaj tij për fshehje të ardhurash. Tashmë deputeti socialist akuzohet për plot 4 akuza që rëndojnë mbi të. Por sa vite burg rrezikon Ahmetaj nëse do të provohej se ishte fajtor dhe do të dënohej? Ish-ministri akuzohet për shpërdorim detyre dhe nëse do të shpallej fajtor për këtë akuzë rrezikon deri në 7 vite burg.

Akuzat tjetër ajo e korrupsionit dhe nëse konfirmohet rrezikon plot 12 vite burg. Ish-ministri akuzohet edhe në bazë të nenit 257 të Kodit Penal, për përfitim të paligjshëm të interesave që parashikon dënim deri në 4 vite burg. Dhe akuza e fundit është ajo e pastrimit të parave e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal që për të cilën ish ministri rrezikon deri në 15 vite burg.

Afera e inceneratorëve jo vetëm që i ka shkaktuar një dëm të madh buxhetit të shtetit, por implikoi zyrtarë të shumtë ish-ministra dhe ish-deputetë. Më herët SPAK ka vënë nën akuzë dhe ka kërkuar dënime për tre biznesmenët e inceneratorëve, Mirel Mërtirin, Stela Gugalljan dhe Klodian Zoton.

SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt, kërkesë Kuvendit
Kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit

spak arben ahmetaj

Lini një Përgjigje