TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Mars 2023, 14:01

SPAK sekuestron vilën ku banon Arben Ahmetaj

Shkruar nga Pamfleti
SPAK sekuestron vilën ku banon Arben Ahmetaj

SPAK ka sekuestruar vilën në Hamallaj, në pronësi të Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së Arben Ahmetaj. Në këtë vilë jeton edhe ish-zv. kryeministri, aktualisht deputet socialist. Ndërkohë paraditen e sotme SPAK ka sekuestruar vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit Ahmetaj, Albina Mançka.  

Gjatë kontrollit, dera e vilës në Palasë është hapur me forcë nga zjarrfikësja, pasi ishte mbyllur. Policia ka sekuestruar sende personale dhe fatura që gjendeshin brenda vilës. Veprimet e BKH-së janë kryer me mbështetje të policisë së Vlorës.

SPAK po heton rolin e ish-zv.kryeministrit për inceneratorin e Fierit. Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish- gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt. Ish-zv.kryeministri, aktualisht deputet i PS-së ka ankimuar pak ditë më parë vendimin për kontrollin e banesave të ish-gruas dhe partneres së tij. Ahmetaj kërkon nga Apeli i GJKKO shpalljen të pakushtetueshëm dhe të paligjshëm të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Lini një Përgjigje