TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2024, 20:54

“SPAK-u torollaku”, Meta i paraprinë arrestimit: Le t’i marrin shtëpi e vila, por jo PL-në!

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK-u torollaku”, Meta i paraprinë arrestimit: Le t’i

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL-së ka sulmuar sërish Prokurorinë e Posaçme. Gjatë fjalës së tij, Meta e targetoi SPAK-un, sërish me termat “SPAK-u torollaku”.

“Për SPAK torollakun se mos i ka ngelur hatri njeriu kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu e do jetë gjithmonë këtu. Edhe në 92 kur më thërrisnin çdo javë për të ikur, që mos arrestohesha përgjigja ishte ja ku jam, bëjeni detyrën dhe madhëria ju falënderon. Më thirri mua një prokuror më erdhi fletëthirrja. Edhe e kishte lënë derën hapur ai Lona. Edhe tha sekretarja hyni. Ai si figurë e madhe pas ishte dritarja edhe bënte sikur nuk kuptonte me poza ke parasysh ti, prokuror i jashtëzakonshëm...
Florinjtë e Ilir Metës, e ka thënë Tedi. Ku janë Tedi florinjtë? SPAKU torollaku te hetojë këtë të dojë, Metën e cilin të doje. SPAKU torollaku duhet të kuptojë që nuk mund të përdore njerëz të dobët, në PL, të cilëve mund tu ketë sekuestruar celularë, letra e ku di unë dhe ti përdore ata kundër PL dhe kundër Ilir Metës”, u shpreh Meta.

Ish-presidenti më tej duke i paraprirë veprimeve të ardhshme të SPAK-ut, tha se mund t’i sekuestrojnë të gjitha shtëpitë dhe vilat e tij, por jo PL-në dhe selinë e saj.

“Shtëpi e vila të shkojnë t'i sekuestrojnë të gjitha. S’ka problem, po ta shoh situatën keq do ve një krevat të shtëpia e nënë Selvisë, plus që kemi selinë. Ose te Partia e Lirisë. Por Partinë e Lirisë, që do sjellë lirinë e Shqipërisë ta harrojë SPAKU torollaku që mund ta sjellë vërdallë. Sepse i ndodh ajo gjë që bëhet shembull në gjithë botën. Ishte një prokurore në Maqedoninë e Veriut, që luftonte korrupsionin, ku shkoi zonja? Italia kishte Di Pietron, ku përfundoi? Një ministër. E dini ça ishte Di Pietro, hajdutë tenderash... Siç i përdorte Nano disa hajde ti biem Metës... Ne jemi për reformën në drejtësi që arreston Edi Ramën. Atë e ka paralajmëruar drejtori i prokurimeve”, tha ai.

 

monika kryemadhi

Lini një Përgjigje