Drejtuesja politike e PS-së në Qarkun Shkodër, Elisa Spiropali së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë zhvilluar një takim me banorët e Malsisë së Madhe.
Gjatë fjalës së saj në takim, Spiropali tha se Shqipëria nuk mund të mbetet peng i halleve personale të Ilir Metës dhe Sali Berishës.
“Berisha dhe Meta e duan votën për ta mbajtur peng Shqipërinë për hallet e tyre personale. Epo nuk nuk mund të mbetemi peng i halleve të tyre. Ne do të vazhdojmë përpara me Toninin dhe me Edi Ramën për ta zhvilluar Malësinë njësoj për të gjithë. Ne nuk e duam Malësinë e Madhe për ta marrë peng por për ta çuar përpara. Kam shumë besim te Tonini sepse punon për Malësinë, punon për malësorët.”, tha Spiropali.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama tha se askush nuk mund të tolerojë përçarje fetare në Shqipëri.
“Dëgjova se këtu ka një kandidat që i fryn përçarjes fetare. Vetëm për këtë arsye atij nuk i duhet më dhënë asnjë votë. Kjo zonë e Shqipërisë ka nxjerrë shumë figura të mëdha të historisë sonë, figura të mëdha të komunitetit katolik e mysliman por nuk njoh asnjë prej tyre që t’i ketë fryrë përçarjes fetare. Përkundrazi, prej tyre kemi mësuar se shqiptarët janë një dhe katolikët e myslimanët.”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje