Ish ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i ka dhuruar Erion Braçes këtë të enjte në sallën e Kuvendit një libër të autorit Stephen Kotkin me titull “Stalini përballë Hitlerit”.
Ky libër flet për strategjinë e pushtimit të Hitlerit në territorin rus, dhe bën krahasimin e armatës së ushtrisë ruse kundrejt asaj naziste.
Më parë deputeti i PS-së, Erion Braçe mbajti një interpelancë me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla dhe shumica e ligjvënësve braktisën sallën.
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla ishte në siklet përballë pyetjeve direkte të deputetit Erion Braçe i cili e thirri në interpelancë duke i ngritur problematika serioze, si kriza e bujqësisë dhe rënia e saj nga muaji në muaj.
Vetë ministri dha përgjigje të përgjithshme dhe parimore e jo të drejtpërdrejta, me lëkurën që i skuqej e zërin që i mekej.
Kjo e detyroi Braçen të dalë në foltore e të thotë:
“Nuk me vjen mirë që më del fjala që kam thënë në nëntor, por jam thellësisht e dëshpëruar që nuk dëgjoni. Po pse nuk uleni more, pse nuk i bëni gjërat si duhet? Pse jep lekë për kokë bagëtie, po jepi lekë për çdo litër qumësht apo kilogramë produkti. Keni hequr naftën që ishte falas për bujqit në një moment krize. Nuk bëhet kjo në kohë krize, kur nuk e dimë si do shkojmë, janë rritur kostot. Kemi plehrat kimi ministër, dhe është kritike. Po si more u dyfishuan çmimet menjëherë sapo ranë raketat atje. A po merret njeri me këtë? I kanë sjellë mallrat që vjet, s ka lidhje me luftën. Vijini fre abuzimit, ndryshe fshatarët nuk do të marrin dot frymë.”
Lini një Përgjigje