Politike23 Maj 2024, 21:18

“Superkomisioni i PS, për të kapur SPAK-un”, Korreshi: Rama u kujtua pas 12 vitesh që paska korrupsion!

Shkruar nga Pamfleti

“Superkomisioni i PS, për të kapur SPAK-un”, Korreshi:

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi kundërshtoi nismën e socialistëve për ngritjen e një komisioni parlamentar që do të hetojë korrupsionin në Shqipëri, për sa kohë ka institucione të ngritura posaçërisht për këtë fenomen.

Në një intervistë për “Ora News”, Korreshi deklaroi se kjo nismë nxit dyshime, pasi sipas tij, nuk mund të thuash pas 12 vitesh qeverisje se tani zbulove se kishe korrupsion në qeveri.

“Nga kjo rezolutë apo ngritja e një komisioni të tillë për të qenë më transparent. Në këtë shtet nuk bën më asnjë lloj çudie. Kemi parë që është grisur Kushtetuta dhe nëse arrin t’i kapë të gjithë institucionet, pasi  duket se i ka dalë jashtë kontrollit prokuroria dhe u kujtua pas 12 viteve që paska korrupsion në vend se deri dje nuk e pranonte.

Sot jo vetëm që ka korrupsion, por çdo qelizë e shtetit është e korruptuar. Kemi kaq kohë që ne akoma denoncojmë dhe ka kaq kohë që po arrestohen me dhjetëra drejtorë, ministra e ish-ministra, por mendoj se SPKA duhet të shkojë cik më lart deri te Bashkia e Tiranës dhe tek Kryeministri, si personat përgjegjës për keqadministrimin e parave të shqiptarëve, ose të vjedhura ndoshta nga ata, pasi është drejtësia që vendos në fund", tha ai.