
Adriana Kalaja e ka cilësuar normale kafen e Ervin Salianjit me më të votuarit e primareve. Sipas saj, asnjë kafe nuk e dëmton PD. Por sipas saj, ata duhet të tregojnë qëllimet e qarta që kanë, teksa shtoi se Statuti i PD i lejon fraksionet. E ftuar në “Të Pashoq”, ajo tha se Salianji ka bërë dhe më herët takime.
-Ervin Salianji ka ndërmarrë një lëvizje konkrete në Partinë Demokratike. Sfidë ndaj Sali Berishës për t'i zënë vendin? Këtë do ta tregojë koha, por për ju çfarë është kjo?
Kalaja: Unë nuk e di që kjo sfidë është për t'i zënë vendin Sali Berishës, të paktën sipas vetë deklarimeve të zotit Salianji, por edhe nëse e marrim në këtë version, unë mendoj që do jetë hipokrizi nëse një politikan, i ri, nuk e pretendon që në një moment të caktuar të futesh në garë për të drejtuar forcën politike të cilës ti i ke shërbyer apo vazhdon t'i shërbejë. Kështu që nëse dikush nga ata që kanë pirë kafen, ka qenë kafe për të diskutuar problemet, shqetësimet, sidomos shqetësimet dhe problemet që kanë demokratët, apo ka qenë një kafe për të riorganizuar disa gjëra, ose për të ndezur disa gjëra brenda Partisë Demokratike, këtë në fakt edhe ato vetë nuk e kanë të qartë, sepse ndryshe deklaron njëri, ndryshe deklaron tjetri, por me aq sa unë nga natyra nuk para merrem se me çfarë bëjnë të tjerët.
Unë gjithmonë në punën time kam vlerësuar çfarë duhet të bëj unë për opozitën, për Partinë Demokratike, për qytetarët, për demokratët. Dhe në këtë kuptim, unë mendoj se në këndvështrimin tim, Partinë Demokratike nuk e dëmton. As kafja me demokratët, as kafja...
- Pra, nuk e përçan kjo lloj lëvizjeje?
Adriana Kalaja: Absolutisht jo. Unë për shembull do preferoja që kjo kafe apo ky takim mund të bëhej dhe në selinë e Partisë Demokratike, sepse ndryshe nga aq sa i hidhet publikut për të shijuar publiku atë që do, po të shikoni disa fragmente, Salianji ka kohë që i ka bërë këto takime. Për hir të së vërtetës edhe në qytetet që Salianji ka qenë drejtues politik, është shquar për atë angazhimin që ai ka në raport me demokratët, në raport me mbështetësit dhe po të marrim rastin e Korçës, rastin e 2023-shit në Kavajë e kështu me radhë, pra s'është e re që ajo kafja që u shit thjesht si kafe nga disa... Unë personalisht të thashë, unë...
-Ka diçka më shumë?
Adriana Kalaja: Unë mendoj që edhe nëse ka diçka më shumë, shumë mirë, patjetër. Aq më shumë që meqënëse unë kam drejtuar gjykatën në Partinë Demokratike deri në 30 tetor, e di shumë mirë që PD-ja, qoftë në 11 dhjetor të 2021-shit, po qoftë në 30 prill të 2022-shit, i ka sanksionuar fraksionet brenda Partisë Demokratike. Unë them që është një gjë shumë e mirë dhe nëse dikush duke përfshirë edhe zotin Salianji kërkon të ngrejë një fraksion brenda Partisë Demokratike, unë mendoj se është gjë e mirë dhe nëse ky fraksion ka ide të qarta, ka një politikë të qartë se si drejtohet Partia Demokratike, se si bëhet opozita, patjetër që ky fraksion mund të jetë në kufijtë e 15%-shit, po mbas një viti, dy vjetësh, mund të kalojë në 51%.
Ky lloj fraksioni, është një ujdi për të mbledhur ca vota më shumë në zgjidhjet e ardhshme. Por ka një interes të shtuar. Listat e mbyllura nuk do ti hartoi i vetëm Z.Berisha . 1/3 e tyre do ti hartoi Z.Salianji. Ja vlen të hovësh pas tij.