TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Korrik 2023, 18:10

Takimi BE-Ballkan në Tiranë, Kurti "refuzon" Ramën; merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar në Greqi

Shkruar nga Pamfleti
Takimi BE-Ballkan në Tiranë, Kurti "refuzon" Ramën;
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri Edi Rama

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet aktualisht në Greqi, me pjesëmarrjen e politikanëve progresistë dhe akademikëve të shquar, shkruan TCH.

Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-Kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet çdo vit. Ky edicion i sivjetëm titullohet “Cila botë në vitin 2030? Trajtimi i Sindromës Icarus”.

Kjo është hera e gjashtë që kryeministri Kurti është pjesëmarrës në këtë organizim.

Kryeministri Albin Kurti është i vetmi lider i vendeve të rajonit që nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin joformal të së hënës, të ftuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Të katër liderët e vendeve të tjera, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Ata, si dhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të drekojnë në vilën 30, mesditën e të hënës, në takimin joformal ku do të diskutohet për Procesin e Berlinit.

takimi be-ballkan në tiranë kurti "refuzon" ramën

Lini një Përgjigje