TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2023, 22:19

Asnjë fjalë për Vuçiç, Rama merr rolin e “liderit global” dhe sulmon kreun e OKB: Pse nuk përmende Kosovën?

Shkruar nga Pamfleti

Asnjë fjalë për Vuçiç, Rama merr rolin e

Kryeministri Edi Rama ka tentuar dhe një herë të tregojë se ai është “lideri global”. Këtë herë ai ka shfrytëzuar takimin e Ohrit. 

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë ka shkaktuar shumë reagime. Por edhe pse pati dakrodësi, Aleksandër Vuçiç refuzoi të firmosë. Nga ana tjetër ai sot ka treguar dhe vijat e kuqe se nuk ka për ta njohur Kosovën. Por nuk ka pasur asnjë reagim nga Tirana.

Në mbrëmje kryeministri Rama bëri një “cicërimë” në Twitter, por nuk ishte për Vuçiç, pasi ai ka sulmuar kreun e  OKB, duke marrë edhe një herë rolin e “mbrojtësit” të Kosovës. Organizata e Kombeve të Bashkuara reagoi mbi takimin e Ohrit dhe përdorte termat Prishtinë dhe Beograd. Por Rama e ka sulmuar duke harruar që Kosova ka drejtuesit e saj.

“‘Beogradi dhe Prishtina'?! Një gabim apo një lapsus? Emri zyrtar i saj është 'Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë' dhe do të ishte e papranueshme nëse Sekretari i Përgjithshëm i OKB, nuk do ta përdorte këtë emër qëllimisht. Ju lutemi jepni sqarime menjëherë”, shkruan Rama.

Shumë mirë Rama bën që kërkon sqarime, por teksa vetë nga Prishtina nuk ka pasur asnjë reagim, kryeministri shqiptar mori edhe një herë rolin e “babait të kombit”.

Gjatë ditë së sotme pati një reagim nga OKB, ku përshëndetej dakordësia e arritur mes Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, mirëpret deklaratën e fundit nga Bashkimi Evropian për marrëveshjen ndërmjet palëve për zbatimin e Marrëveshjes që çon në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, u shpreh zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq.

Ai tha se është e rëndësishme që tani palët të punojnë me shpejtësi dhe mirëbesim për të realizuar të gjitha detyrimet e përcaktuara në Marrëveshje, për të mirën e të gjithëve.

Kombet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga BE-ja”, u shpreh më tej.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë.

Anëtarësimin e Kosovën në OKB e ka penguar Rusia për shkak të së drejtës së vetos në Këshillin e Sigurimit.

rama kosova

Lini një Përgjigje