Politike21 Mars 2023, 20:32

Afera me inceneratorët, Këlliçi nxjerr shkresat: 20 mln euro nga taksat e qytetarëve janë fshehur në bankat italiane

Shkruar nga Pamfleti

Afera me inceneratorët, Këlliçi nxjerr shkresat: 20 mln euro

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka akuzuar rivalin e tij në zgjedhje, Erion Veliajn, për abuzime masive me inceneratori e kryeqytetit.

Ai ka publikuar disa dokumente, ku tregon mashtrimin e madh që ka ndodhur me kontraktimin e kompanisë për ndërtimin e Inceneratorit. Sipas Këlliçit, faktet dëshmojnë se Veliaj ka mashtruar pasi kompania nuk i ka pasur paratë për ndërtimin e ladfillit. Madje sipas tij, 20 mln euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë janë të fshehura në Itali, teksa i bëri thirrje SPAK të gjurmojë këto para.

Deklarata e Këlliçit

Departamenti Amerikan i Shtetit jua thotë fjalë për fjalë: “Rrjedhja e të dhënave të informacionit në lidhje me pagat, në dhjetor 2021 dhe janar 2022, sugjeruan se disa gazetarë dhe media të njohura morën pagesa direkte nga kompanitë e kontraktuara për ndërtimin e inceneratorëve. Kompanitë e inceneratorëve ishin nën hetim për korrupsion dhe mashtrim.” Këtë e thotë DASH!

Para pak ditësh, unë personalisht, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, denoncova me fakte sesi Klodian Zoto në vitin 2021, plotësonte kërkesën e një medieje, për më shumë para gjatë kohës së fushatës elektorale. Këto para duheshin për të mbrojtur interesat korruptive të Erion Veliajt.

Ndërsa SOT do ju them diçka më tej.

Në vitin 2017, Erion Veliaj nëpërmjet drejtorit të punëve publike në bashki, Taulant Tusha, miratoi investimin 430 milionë euro për inceneratorin e Tiranës. Veliaj na garantoi se kompania i kishte 141 milionë euro për të kryer këtë investim. Sot bëj publike si qëndron e vërteta.

Afera me inceneratorët, Këlliçi nxjerr shkresat: 20 mln euro

Në dt. 6 dhjetor 2022 kompania e inceneratorit të Tiranës shpreh interesin për të bashkëpunuar me ETHOS Asset Management në San Diego, për të gjetur investitorë në vlerën 100 milionë euro. Pra Veliaj gënjeu. Kompania e inceneratorit nuk i ka këto para.

Dokumenti i dytë, po i datës 6 dhjetor, kompania e inceneratorit të Tiranës i bën me dije kompanisë Ethos se ka 20 milionë euro në një bankë në Itali.

Afera me inceneratorët, Këlliçi nxjerr shkresat: 20 mln euro

Në dokumenti e tretë të datës 9 dhjetor 2022, kompania i drejtohet sërish Ethos dhe i dërgon përmbledhjen e projektit, për të cilin po kërkohen borxh 100 milionë euro. Në dokument flitet qartë që deri më sot kjo kompani ka investuar (dhe kur thonë këta investim flasin për paratë që ndajnë me njëri-tjetrin) 22 milionë euro, kur ndërkohë vetëm nga Bashkia e Tiranës i ka dhënë 53 milionë dollarë, pa përfshirë dhjetëra miliona të tjera që kanë marrë nga biznesi privat dhe bashki të tjera.

Afera me inceneratorët, Këlliçi nxjerr shkresat: 20 mln euro

Pra, këta nuk kanë para për shkolla, çerdhe, kopshte, transport publik dinjitoz, banesa sociale, por kanë para me bollëk për bashkëpunëtorët e tyre, para të cilat vetëm për skemën e inceneratorëve i kemi të faktuara që kanë përfunduar në Bullgari, Maltë, Itali, Zvicër e kudo ku këta kanë llogaritë bankare.

SPAK, informo qytetarët se ku shkojnë paratë e tyre! SPAK, gjurmo paratë!

Afera me inceneratorët, Këlliçi nxjerr shkresat: 20 mln euro

pd kellici koncesionet