TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2024, 13:54

Takimi me Dumanin shkakton 'panik' në politikën shqiptare, Felaj: Mesazhi që do të përcjellë Blinken!

Shkruar nga Pamfleti
Takimi me Dumanin shkakton 'panik' në politikën shqiptare,
Antony Blinken

Vizita e Antony Blinken në Shqipëri ka futur në panik politikanët në Shqipëri. Kjo si pasojë e faktit që përflitet se sekretari i shtetit Antony Blinken do të takojë kreun e SPAK, Altin Dumani, ku dhe do t’i japë direktiva për goditjet e radhës ndaj “peshqve” të mëdhenj të korrupsionit.

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj, është shprehur se nuk do të çuditej nëse Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, gjatë vizitës së tij do të takohej edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Felaj tha se ndërkombëtarët kanë investuar te Reforma në Drejtësi dhe duan që ajo të ecë përpara e të mos ketë kthim pas.

Ai tha po ashtu se vizita e Blinken është e rëndësishme edhe për mazhorancën socialiste, pasi sipas saj, tregon besimin te institucionet shqiptare.

Ardhja e çdo sekretari shteti ka qenë një lajm i rëndësishëm, sepse tregon se sot Shqipëria është një vend i besueshëm për të gjithë aktorët dhe faktorët ndërkombëtarë. Vizita është e rëndësishme për mazhorancën qeverisëse.

Unë mendoj se të gjithë ata që kanë ardhur në këtë status vizite në Shqipëri, kanë takuar drejtuesit e prokurorisë së posaçme dhe drejtues të tjerë të institucioneve të drejtësisë, sepse është shumë e rëndësishme që reforma të jetë e qëndrueshme e të mos ketë më kthim pas.

Ka qenë një reformë që edhe ndërkombëtarët janë investuar, SHBA dhe BE përmes përfaqësuesve të tyre dhe ata duan të tregojnë se reforma duhet të jetë e qëndrueshme, ka pasur dhe do të ketë mbështetjen e tyre”, tha Felaj.

antony blinken spak dumani

Lini një Përgjigje