TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2025, 07:30

“Tani e kam një përgjigje”, Agron Shehaj zbulon sa është pasuria e tij

Shkruar nga Pamfleti
“Tani e kam një përgjigje”, Agron Shehaj zbulon sa
Agron Shehaj

Kryetari i partisë “Mundësia” , Agron Shehaj ka rrëfyer për pasurinë që ai zotëron.

Ai vijon se koha që i ka dedikuar politikës prej momentit që i është përkushtuar, ka marrë një pjesë të mirë.

“Unë do të isha një biznesmen shumë më i suksesshëm nëse nuk do të isha marrë me politikë në  2017-ën”, përmbyll Shehaj.

Intervista në “Opinion”:

-Sa i pasur është sot Agron Shehaj?

Agron Shehaj: Unë e kam një përgjigje tani. Mund të them që kam një pasuri prej dhjetëra miliona eurosh.

-Ti  je nga ata politikanë që ke hyrë i pasur në politikë. Mendon se përgjatë këtyre viteve politika më shumë të ka marrë në aspektin financiar?

Agron Shehaj: Unë po të mos kisha hyrë në politikë në 2017-ën, do të isha minimalisht dyfish më i pasur se ç’jam sot. Do të isha shumë më i pasur se ç’jam sot.  

agron shehaj zbulon sa është pasuria e tij

Lini një Përgjigje