TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Maj 2025, 22:50

Sherri në mitingun e Berishës në Elbasan, PD: Konflikti me rojen e stadiumit, nuk hapi derën

Shkruar nga Pamfleti

Sherri në mitingun e Berishës në Elbasan, PD: Konflikti me rojen

Partia Demokratike e degës së Elbasanit ka dhënë një shpjegim në lidhje me incidentin që ndodhi në takimin përmbyllës të fushatës në këtë qytet, ku dhjetëra persona u përfshinë në një përballje të dhunshme.

Sipas PD-së, roja i stadiumit nuk ka hapur dyert e kompleksit për ndezjen e disa fishekzjarrëve në tarracë, gjë për të cilën ishte rënë dakord dhe me presidentin e klubit dhe në këtë mënyrë simpatizantët e PD-së kanë dhunuar rojen.

“Kishim vendosur të hidhnim fishekzjarrë në tarracën e stadiumit. Roja me qëllim nuk hapte derën e stadiumit. U lidha me presidentin e klubit dhe ai e zgjidhi çështjen. Gjatë kësaj kohe ka ndodhur sherri me rojën e stadiumit”, thuhet në reagimin e PD dega Elbasan.

 

Lini një Përgjigje