TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Qershor 2025, 11:45

Tensione në Kuvend, Spiropali shpërthen ndaj Gaz Bardhit: Nuk poshtërohet Shqipëria në dyert e Brukselit!

Shkruar nga Pamfleti
Tensione në Kuvend, Spiropali shpërthen ndaj Gaz Bardhit: Nuk
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali

Pasi foli Taulant Balla, Gazment Bardhi kërkoi “standard zgjedhjesh si Europa”, duke pretenduar se në këto zgjedhje, elementët kriminalë dolën edhe para kamerës.

“Nëse vini përballë një bandë kriminale, jo nuk është më politikë, është banditizëm! Nuk shkojmë në BE si një vend që kandidon me banditë!”, tha demokrati.

Përgjigjen për këtë, ia dha kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e cila theksoi se nuk bëhet opozitë në dyert e Brukselit.

“Nuk bëhet opozita në dyert e Brukselit, sepse poshtërohet Shqipëria! Atë që nuk guxon ta thotë për Shqipërinë as racisti më i fundit në Evropë, guxon ta thotë lideri i opozitës shqiptare. Më vjen keq që jeni kthyer në vegla, ju nuk bëni analizë as në qarqe e as në zonat ku mbani përgjegjësi. Në Bruksel nuk u fol fare me gjuhën e OSBE-së, raporti do vihet në dispozicion, ju flisni në këto tryeza me gjuhën e atyre që urrejnë Shqipërinë. Ju e njehsoni Shqipërinë me Edi Ramën sepse nuk e pranoni dot që ju ka mundur gjithmonë! Mos i dilni përballë fatit europian të Shqipërisë”, deklaroi Spiropali.

spiropali gaz bardhi

Lini një Përgjigje