TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Prill 2026, 20:45

Tensione në protestën e PD, sulmohet me molotov Kryeministria; policia shpërndan protestuesit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tensione në protestën e PD, sulmohet me molotov Kryeministria; policia

Skenari i demokratëve përsëritet edhe në tubimin e shtatë. Protestuesit kanë sulmuar sërish me molotovë Kryeministrinë, mbrëmjen e sotme.

Pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha situata u tensionua. Një pjesë e protestuesve hodhën shishe molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës së qeverisë. Madje disa të rinj çanë kordionin e policisë. Policia ndërhyri menjëherë duke bërë edhe ndalimet e protestuesve që hodhën lëndët piroteknike dhe molotovët. Nuk munguan edhe goditjet me shkopinj gome ndaj protestuesve. Po ashtu hodhën ujë shpërndarjen e turmës.

Kujtojmë që hedhja e molotovëve drejt godinës së Kryeministrisë është një element i përsëritur në protestat e fundit të opozitës, ku direkt pasi mbaron fjalën Berisha, sulmohet Kryeministria.

Disa protestues janë afruar drejt perimetrit të ngritur nga policia dhe kanë hedhur molotovë, fishekzjarrë dhe sende të forta në drejtim të godinës së qeverisë. Si pasojë, në disa raste janë shkaktuar flakë në pjesë të fasadës, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.

Këto persona, janë shfaqur të maskuar, me kapuçë dhe të pozicionuar në vijën e parë, duke përdorur pankarta për t’u fshehur nga identifikimi. Një strategji kjo e përsëritur.

Reagimi i Policisë së Shtetit ka qenë i menjëhershëm në çdo rast, me ndërhyrje për shuarjen e flakëve dhe mbajtjen nën kontroll të situatës. Megjithatë, përshkallëzimi i tensioneve në disa prej këtyre tubimeve ka sjellë përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku ka pasur edhe të lënduar edhe të arrestuar.

tensione në protestën e pd

Lini një Përgjigje