Politike20 Korrik 2023, 12:44

Tensionet në Kuvend, ndërpritet për 30 minuta seanca plenare

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Kuvend, ndërpritet për 30 minuta seanca plenare

Parlamenti ka ndërprerë seancën për 30 minuta për të diskutuar kërkesat procedurale të opozitës.

Vendimi i drejtueses së seancës, Ermonela Felaj, u mor pas kërkesës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. Ky i fundit kërkoi që seanca të ndërpritet dhe të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të shqyrtuar kërkesat e opozitës për interpelancë me Kryeministrin, si dhe për të lejuar një përfaqësi studentësh të Mjekësisë që të marrin pjesë në seancë plenare.

Studentët janë mbledhur jashtë Parlamentit për të shprehur kundërshtinë e tyre për ligjin për Mjekësinë që i detyron ata të punojnë 5 vite pas përfundimit të studimeve, ndryshe nuk do t’ju jepet diploma.

Kurse nënkryetari i grupit parlamentar të PS Toni Gogu kërkoi që të shqyrtohet kërkesa e bërë prej tij.

Toni Gogu: Kam bërë një kërkesë dhe e kam për të vazhduar shqyrtimin e kërkesës së z.Bardhi, bëri një kërkesë për interpelancë. E kam bërë këtë kërkesë, nevojitet që ne ta shqyrtojmë që të vazhdojmë më tutje. Përsa i përket kërkesës së znj.Gjergji, Parlamenti në datën 6 unanimisht ka vendosur që projektligji për studentët të caktohet sot. Kështu që neve të vazhdojmë me seancën.

Gazment Bardhi: Pezulloni seancën, thirreni (Kryeministrin) se më thonë që prapë ka shkuar në plazh, thirreni ta lërë plazhin.

tensione kuvend seance