
Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin Elisa Spiropali ka kërkuar që garda të largohet nga Foltorja, megjithëse kjo e fundit është uzurpuar nga deputetët e opozitës.
Spiropali tha se garda mund të largohet pasi nuk kanë frikë, ndërsa opozita kryesisht deputetja Albana Vokshi dhe Flamur Noka godisnin foltoren duke krijuar zhurmë.
"Ne i respektojmë deputetët. Garda të largohet nga Foltorja sepse ne nuk kemi frikë. Ne skemi hezituar kurrë që të përballemi me të vërtetën. Ju nuk është hera e parë që i shpallni socialistët grup i strukturuar kriminal, e keni nisur që në kohën e Fatos Nanos e me radhë. Urgjencën nuk e përcaktoni ju! Urgjenca është një term që është përcaktuar nga Kushtetuta. Pse i bie Faltores o Albana. A ju dëgjuam me orë të tëra.
Dhe prit se është shumë e bukur, ju në kërkesën me mocion thoni të flasin të parët deputetët iniciues të mocionit me debat. Tani sapo panë ato të tjerët që deputetët e Foltores duan të flasin të parin, kërkuan me urgjencë interpelancë, pra urgjencën këtu e keni mes njëri tjetrit.", tha Spiropali.
Lini një Përgjigje