TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Korrik 2023, 17:02

Tensionet në Veri, Rama “godet” sërish Kurtin: Koha të jemi bashkë, jo të kthejmë institucionet në kulla dhe të ngujohemi

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Veri, Rama “godet” sërish Kurtin: Koha

Kryeministri Edi Rama, ka folur nga Mali i Zi për situatën në veri të Kosovës. Gjatë një konference të përbashkët me Abazoviç, Rama u shpreh se është koha që rajoni të jetë bashkë dhe të ecim para dhe jo të kthehen institucionet në kulla. Referuar situatës në veri, ku kryetarët e rinj të zgjedhur u futën në ndërtesat e komunës me ndihmën e policisë, veprim që solli edhe trazirat në veri.

Gjithashtu ai u shpreh se është e papranueshme të sakrifikojmë jetë njerëzish dhe kohë për histori absurde.

“Situatë absurde si në veri. Është një kohë që duhet të jemi sa më shumë bashkë, duhet të zgjerojmë hapësirat e veprimit. Jemi ekonomia shumë të vogla. Jemi shumë më larg BE se të bashkuar. Ne vërtetë flasim gjuhë të ndryshme, por edhe nga pyetjet e gazetarëve duket sikur jetojnë të gjithë në një sofër. Të gjithë jemi pjesë e së njëjtës mendësi. Për të luftuar me fantazmat e së kaluarës, për të admiruar Oso Kukën kur na e tregojnë, por jo ta bëjmë nga e para.

Të futemi në kulla e të bllokohemi, e ti kthejmë institucionet në kulla. Po të ishte se do na nxirrte në ndonjë shteg dhe do kishim ndonjë gjë që bota se s’do na e jepte, por të sakrifikojmë kohë dhe jetë njerëzish për histori absurde është e papranueshme. Shikoni Malin e Zi, dukej si fuçi baruti para pak kohësh, ja ku është sot një vend ku ka qetësi dhe ka një paqe të brendshme se janë sistemuar disa gjëra që dukeshin se ishin të pasistemueshme kurrë. Minimumi i është rritur turizmi” tha kryeministri Rama.

rama mali i zi konference

Lini një Përgjigje