
Trump thekson angazhimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri bazuar në miqësinë, aleancën dhe respektimin e idealeve mbi të cilët është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan.
Presidenti Bajram Begaj ka marrë sot një letër nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Në mesazh, presidenti Trump thekson angazhimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri bazuar në miqësinë, aleancën dhe respektimin e idealeve mbi të cilët është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan.
“Duke mbrojtur sovranitein, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të të arrijmë të pamundurën. Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurtë, më të qëndrueshme dhe me të suksesshme”, shkruan Presidenti Trump ne letrën drejtuar Presidentit Begaj.
Letra e Presidentit Trump pason mesazhin që Presidenti i Republikës përcolli për 249 -vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.
Kujtojmë se një letër e tillë iu dërgua edhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani pak ditë më parë. Në letrën e tij, Trump, falënderoi Osmanin për lidershipin e saj të guximshëm, përkushtimin ndaj vlerave të përbashkëta dhe e cilëson si një “mike të vërtetë të Shteteve të Bashkuara”.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe prosperuese. Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllimet tona të përbashkëta”, citohet të jetë thënë në letrën e Trump.
Trump po ashtu e ka falenderuar Osmanin për angazhimin e saj në forcimin e partneritetit me SHBA-të: “Ju falënderoj sërish për lidershipin tuaj të guximshëm dhe për faktin që qëndroni si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara. Mezi pres të punojmë së bashku me ju në vitet që vijnë.”
Lini një Përgjigje