TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Nëntor 2023, 07:12

U arrestua me urdhër të SPAK, gazetari: Vangjush Dako nesër ka mundësinë e tij të fundit

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua me urdhër të SPAK, gazetari: Vangjush Dako nesër ka
Vangjush Dako

Gazetari Eni Ferhati ka deklaruar se ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako pas dy ditësh ka mundësinë  e fundit për të lënë qelinë pasi ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

“Nisur nga akuzua për shpërdorim detyre do shohim shumë më tepër kryebashkiakë nën hetim. Po të marrim rastin e Dakos, që pasnesër ka mundësinë e fundit për  të dalë nga qelia, pasi ka bërë një rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kjo është mundësia e tij e fundit për të përfituar një masë më të lehtë sigurie. Vangjush Dako akuzohet për shpërdorim detyre para 11 vitesh. Me këtë standard çdo kryetar bashkie, edhe në Tiranë të gjithë kryetarët e bashkisë, po t’i hyje leje zhvillimore do ngeleshin në rrjetë të gjithë majtas djathtas”, tha gazetari.

Ish-kryebashkiaku u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

Rasti i parë për të cilën akuzohet Dako lidhet me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin.

Akuza tjetër që rëndon mbi ish-kryebashkiakun lidhet me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare, që iu rrit vlera 10-fish.

Bashkë me Dakon gjykata e posaçme la në burg edhe gjashtë zyrtarë të tjerë.

Ndërsa për topografin Adrian Bulku dhe përgjegjësin e zyrës urbanistike, Adnand Toçila, gjykata e posaçme nga arrest me burg vendosi masën arrest shtëpie, kurse për Diana Dedjan, specialiste e Urbanistikës në bashkisë e Durrësit u vendos masa detyrim paraqitje.

Në burg janë lënë edhe Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, i cili akuzohet për  “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të krer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin”;

Fiqiri Farruku, administrartor i firmës së ndërtimit “Fakle” Sh.p.k. nën  akuzë për “falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”;

Ermal Lama, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, nën akuzë për “Shpërdorim detyre” dy herë dhe “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”;

Fatmir Ejupi, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, nën akuzë për Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”;

Meri Semini, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, nën akuzë për “Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim” dhe Firzilet Hajdëri,  nën akuzë për “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”.

vangjush dako spak

Lini një Përgjigje