
Kryeministri Edi Rama duke ju përgjigjur akuzave të opozitës për shpenzimet e udhëtimeve të tij me charter, deklaroi se udhëtimet e tij nuk i kanë kushtuar buxhetit të shtetit asnjë qindarkë më shumë se paraardhësit.
Në një intervistë për emisionin “Repolitix” në “Report Tv”, ai deklaroi se nëse opozita është interesuar për të ditur koston reale të fluturimeve të tij, mund të dërgojnë kërkesë tek institucionet përkatëse.
“E kemi çuar dokumentin. Nuk e kam shifrën e saktë por është një shumë e nxjerrë nga e gjithë mesatarja e udhëtimeve të kryeministrave përpara dhe gjatë kohës time. Nuk i ka kushtuar charteri im shtetit shqiptar asnjë qindarkë më shumë. Sa është paguar nga kryeministri paraardhës është vendosur në një marrëdhënie me kompaninë e-albania. Pse do e ngresh një komision? Ne s’kemi punë tjetër. E kërkuan hetimin e zgjedhjeve e pranuam. Kërkuan inceneratorët, e pranuam. Komisioni për inceneratorët kishte sensitetin më të madh. Problemin më të madh politik ne duhet ta kishim me inceneratorët. Por e ngritëm sepse kishte indicie të qartë për hetim ishte brenda kornizave kushtetuese, prandaj e pranuam kërkesën", tha Rama.
Lini një Përgjigje