TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2023, 20:40

U dhunua nga djali i Rrahman Rrajës/ Klodiana Lala: I kam thënë Xhisela Malokut, po fole shpëton gjithë Niklën!

Shkruar nga Pamfleti

U dhunua nga djali i Rrahman Rrajës/ Klodiana Lala: I kam thënë

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar trajtimin që media i bëri dhunës barbare të ushtruar nga fisi Rraja në Borizanë, duke e krahasuar me rastin e disa viteve më parë.

Në emisionin "Newsroom", Klodiana Lala tha se në rastin e Xhisiela Malokut, propagada e qeverisë kishte mundësinë për të manipuluar ngjarjen pasi nuk kishte pamje. E po ashtu edhe ndau edhe bisedën që ajo asokohe kishte bërë me protagonisten e ngjarjes, Xhisiela Malokun.

Nuk kam pasur ndërhyrje përsa i përket punës time. Në rastin e dhunimit të Xhisiela Malokut, denoncoi Emijano Nuhu, disa media luftuan që ajo çështje të ecte para sepse nuk kishte një video të dhunës dhe të tjera me radhë. E gjithë propaganda u vu në shërbim të fisit Rraja për të shpërtuar Rexhep Rrajën që një vajzë të pambrojtur e futi në hotel dhe i fikte cigare në trup. E kam pasur përpara dhe i kam thënë ke sot mundësinë që të flasësh jo vetëm për të shpëtuar veten tënde, por të gjitha Xhisielat dhe zonën e Niklës, e cila ishte një zonë nën thundrën e krimit të organizuar. Në rastin e Xhisielës nuk kishte pamje me zë dhe me figurë. E gjithë propaganda shtetërore u vendos në funksion për të mbrojtur Rrajën dhe deri diku edhe ia dolën. Por në rastin konkret, nuk kishte asnjë mundësi qeveria shqiptare që të mbulonte diellin më shoshë. Ishte e qartë si drita e diellit që një grup njerëzish të veshur me pushtet dhunonin banorët e zonës", tha Lala në “Newsroom”.

lala klodian lala

Lini një Përgjigje