
Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka deklaruar se në aferën e inceneratorëve është i përfshirë i gjithë kabineti qeveritar, duke theksuar se opozita është në mbështetje të SPAK në këtë çështje.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai tha se Rama pikërisht për këtë arsye zgjodhi që të mos ishte në parlament sot.
“Nuk e kuptoj se përse e zvarrit çështjen mazhoranca. Lidhur me reformën në drejtësi kanë votuar 140 deputetët që kjo reformë të funksionojnë. Jemi në mbështetje të SPAK. Në aferën e incneretarovëve është i përfshirë i gjithë zinxhiri opozitar, përfshirë dhe drejtuesit e bashkive. Të gjithë këta që kanë dhënë OK në miratimin për këto koncensione janë bashkëfajtorë apo përgjegjës në këtë aferë. Nuk e di se çfarë pune më të rëndësishme se sa çështja e Ahmetajt ka ky parlament sot. Nuk ka ndodhur që të jetë në arrati numri 2 i qeverisë. Ka 1001 arsye se përse Rama duhet të ishte në Kuvend”, tha ai.
Lini një Përgjigje