TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shtator 2025, 10:19

U emërua ministre e Jashme, kryediplomati serb uron Elisa Spiropalin

Shkruar nga Pamfleti
U emërua ministre e Jashme, kryediplomati serb uron Elisa Spiropalin
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç dhe Spiropali

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, ka uruar Elisa Spiropalin për detyrën e re si Ministre për Europën dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Në një postim në platformën “X” kryediplomati serb shkruan: 

“Urime Elisa Spiropali për emërimin e saj Ministre e Jashtme e Shqipërisë. Mezi pres të eksplorojmë mënyra për të avancuar më tej marrëdhëniet Serbi–Shqipëri përmes bashkëpunimit”.

Në përgjigjen e saj, Spiropali thotë se ndan të njëjtin angazhim për të forcuar marrëdhëniet Tiranë-Beograd. 

“Faleminderit Marko Gjuriç për urimet tuaja të përzemërta. Ndaj të njëjtën angazhim për të forcuar më tej marrëdhëniet Shqipëri-Serbi përmes dialogut dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm, në frymën e partneritetit rajonal dhe integrimit në BE”.

Elisa Spiropali që nga korriku 2024 ka mbajtur postin e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë gjatë Legjislaturës X.

Prej janarit 2019 deri në korrik 2024, ka shërbyer si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke u riemëruar në mandatin e tretë qeverisës të Partisë Socialiste, në shtator 2021.

Para emërimit në detyrë si Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Spiropali ka mbajtur funksionin e nënkryetares së Grupit Parlamentar Socialist dhe të nënkryetares së Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, prej vitit 2017 deri në vitin 2019.

elisa spiropali

Lini një Përgjigje