TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Korrik 2026, 18:09

U përfol për një transferim në Spanjë, sulmuesi i kombëtares merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Shkruar nga Pamfleti
U përfol për një transferim në Spanjë, sulmuesi i
Jasir Asani

Saga që zgjati për javë të tëra duket se ka marrë fund. Jasir Asani do të vazhdojë të jetë pjesë e Esteghlal, skuadrës që garon në elitën e futbollit iranian.

Sipas raportimeve të mediave, anësori 31-vjeçar ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për kushtet e reja, pavarësisht se më herët ishte raportuar se bashkëpunimi mes palëve ishte ndërprerë. Megjithatë, situata ka ndryshuar dhe palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duke vendosur të vazhdojnë rrugëtimin së bashku.

Asani nuk kishte luajtur për Esteghlal që prej muajit shkurt, pasi zgjodhi të rikthehej në Shqipëri për t'u stërvitur individualisht dhe për të ruajtur formën e tij fizike. Pavarësisht kësaj periudhe larg fushave me klubin iranian, sulmuesi kuqezi la gjurmë me paraqitjet e tij, duke realizuar 13 gola në 29 ndeshje në total.

jasir asani sulmuesi shqiptar esteghlal

Lini një Përgjigje