TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2025, 17:28

U përjashtua nga seanca, Bardhi tregon “kurthin” për opozitën: Balla ngatërroi grup, çfarë shkroi në ‘WhatsApp’

Shkruar nga Pamfleti

U përjashtua nga seanca, Bardhi tregon “kurthin” për

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi, ka folur për mediat pas përfundimit të seancës së sotme plenare, nga e cila ai u përjashtua nga kryeparlamentari Niko Peleshi.

Sipas Bardhit skenari i përjashtimit të opozitës nga seanca ishte ndërtuar para se të fillonte seanca.

Duan të kalojnë pa debat, pa pyetje dhe pa llogaridhënie raportimet e institucioneve të drejtësisë. Donin të vendosnin një standard të ri që nuk ka ndodhur kurrë, që institucione të vijnë dhe të raportojnë  dhe deputet nuk kanë të drejtë të japim pyetjet që kanë për institucionet, ndaj dhe ne reaguam dhe do reagojmë gjithmonë.

Skenari i përjashtimit të opozitës nga seanca ishte ndërtuar shumë kohë më para se Niko Klouni të dilte ta shpallte në seancë. Gabimisht, Taulant Balla, në vend që të shkruante tek  Grupi i PS, shkruan te Grupi i Konferencës së Kryetarëve në Kuvend, dhe urdhëron të gjithë drejtuesit e institucioneve të veta, që të kujdesen për të sjellë në sallë deputetët e PS.

Sepse skenarit ishte ndërtuar që të ndërprisnin debatin. Nuk duan debat  për paratë që i kanë vjedhur si një bandë kriminale  me inceneratorët dhe duan ta shndërrojnë Kuvendin në memec.

Ta harrojnë se mund të na nënshtrojnë ne dhe të shkelin rregulloren. Ta marrë vesh bota që ky është Kuvendi i Shqipërisë, që synon të hyjë në BE.”-tha Bardhi për mediat.

Lini një Përgjigje