TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2025, 17:11

Estrada e së enjtes në Kuvend; Bardhi përjashtohet, PS mbyll seancën me 73 vota

Shkruar nga Pamfleti

Estrada e së enjtes në Kuvend; Bardhi përjashtohet, PS mbyll

Pas debateve me Bardhin, mbyllet seanca parlamentare...

Kuvendi i Shqipërisë duket se është kthyer në një skenë humori. Edhe pse 140 persona janë votuar për të përfaqësuar popullin, çdo të enjte ky Kuvend i ngjan estradës së dikurshme. Sot nuk ka më humor në RTSH, por mjafton të shihen seancat plenare dhe gajasesh nga show aty. Kështu ndodhi edhe sot.

Që në nisje, pati dy orë diskutime dhe debate, pa nisur rendi i ditës. Pasi nisi normalisht debati, pasuan vetëm sulme dhe akuza. Rreth orës 16:30, debati rrëshqiti në përplasje personale mes drejtuesit të seancës dhe Gazment Bardhit, kreut të grupit parlamentar të PD.

Bardhi mbajti fjalën e tij duke kërkuar zbatimin e rregullores, që deputetët të mbanin fjalën për të shpjeguar pyetjet që kishin bërë ndaj Komisionerit për Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, Robert Gajda.

Por teksa ky i fundit po mbante fjalën, Bardhi këmbënguli, fillimisht ndaj nënkryetares Spahiu dhe më tej ndaj kryetarit Peleshi, që erdhi më vonë për të marrë drejtimin.

Zonja kryetare, fjalën tuaj të parë, me gjithë respektin, po e filloni me shkelje. Jeni për herë të parë kryetare, por me një eksperiencë të gjatë si deputete, ju e dini rregulloren e Kuvendit, ku bëhen pyetjet me listë dhe pika, dhe më pas Komisioneri do japë përgjigje për secilën prej tyre. Pyetjet bëhen me shkrim, që të përgatitet për përgjigjen, por kjo nuk i heq të drejtën deputetit të shpjegojë pse e bën pyetjen. Në këtë mënyrë, kështu e ka tradita; 5 minuta deputeti të mbajë fjalën për pyetjet që ka depozituar. Kjo është procedura parlamentare prej vitesh”, tha deputeti.

Kryeparlamentari Peleshi, duke iu drejtuar Bardhit, theksoi se po pengohej zhvillimi normal i seancës.

Ju lutem uluni, zoti Bardhi, se po prishni seancën dhe nuk po lejoni drejtuesin e institucionit të pavarur që t’i përgjigjet pyetjeve. Unë nuk kam për ta lejuar që të prishni seancën me pyetje, sepse nuk ma lejon as mua rregullorja. Zoti Bardhi, në bazë të rregullores, ju hiqet e drejta e fjalës për gjithë ditën! Për herë të katërt, ju jeni i përjashtuar, zoti Bardhi”, deklaroi Peleshi.


Më pas u vendos përjashtimi i Bardhit nga seanca. Duke qenë se ky i fundit nuk largohej, PS vendosi të hedhë në votim aktet duke shmangur dhe raportimet e krerëve të institucioneve që kishin për të dhënë llogari sot. Në votim pati edhe skena humori, ku Peleshi pas çdo numërimi vote i drejtohej Bardhit: “Dil jashtë”.

Ajo që ra në sy ishte se PS përfundoi në 73 vota në sallë, ndonëse ka marrë 83 mandate, pa përfshirë këtu dhe vota nga partia e Tom Doshit. Ndërkohë, ngritja e komisioneve për reformën zgjedhore dhe atë territoriale u shty për javën e ardhshme. /Pamfleti

1 Komente

  1. Q
    QEJF O QEJF QE BEN DEVISHI...............

    DO SHOHIM GALLATE NE KUVEND SA TE JETE KY PE..LESHI KRYETAR

    Lini një Përgjigje