TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2024, 19:46

U përplas fizikisht me Nokën, reagon Petro Koçi: Berisha po bën biznes me burgun e Salianjit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

U përplas fizikisht me Nokën, reagon Petro Koçi: Berisha po

Deputeti Petro Koçi ka reaguar mbi kaosin sot në Kuvend. Ai pati një përplasje fizike me Flamur Nokën, teksa në rrjetet sociale shprehet se Berisha po përdor burgosjen e Salianjit për të shpëtuar veten. Sipas tij, ai po bën biznes me deputetin e tij.

Sot sërish PD dëshmoi se nga dikur regjim gangsterësh ka mbetur parti gangsterësh.

Reagimi i tyre vërteton se rasti Babale nuk është produkt vetëm i aventurizmit dhe mendjelehtësisë, por një intrige ku janë përfshirë nivele me përgjegjësi të larta politike në PD. Kjo bashkëfajësi shkakton veprime të papërgjegjshme.

Ndërkohe veprimet e stilit gueril nuk kanë për qellim mbrojtjen e Salianjit, por presionin ndaj drejtësisë që të tërhiqet nga gjykimi objektiv ndaj Sali Berishës, i cili po përpiqet të bëjë biznes me burgun e deputetit të vet”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje